Enti Shtetëror e Statistikave në Maqedoninë e Veriut ka publikuar rezultatet e regjistrimit të popullsisë, ku tashmë edhe zyrtarisht u konfirmuar rritja me 5 për qind e popullsisë etnike shqiptare, që ka shkuar në afër 30 për qind të totalit të banorëve të vendit, ose rreth 620 mijë qytetarë nga totali prej rreth 1.83 mln banorësh totalë të vendit.
Sipas censusit, shqiptarët përbëjnë 29.52 për qind të popullsisë totale të vendit, pas maqedonasve ku janë identifikuar 54.21 për qind. Turqit janë pakica e tretë me rreth 4 për qind, më pas romët, vllehët dhe në fund serbët dhe pakicat e tjera.
Sipas të dhënave, në qytetin e Shkupit shqiptarë janë 22,8 për qind, ose rreth 120 mijë banorë.
Ajo që vihet re në këtë regjistrim, është se shqiptarët përbëjnë numrin më të madh të shtetasve të Maqedonisë së Veriut që kanë emigruar, me rreth 150 mijë vetë, nga 259 mijë në total. Përqindja e shqiptarëve rezidentë në Maqedoni është rreth 24.3 për qind, një shifër rreth 1 për qind më pak se numri i popullsisë rezidente shqiptare sipas censusit të vitit 2002
Regjistrimi i popullsisë të Maqedonisë së Veriut u zhvillua në muajin shtator. Sipas të dhënave, Maqedonia është tkurru në popullsi në 1.83 mln banorë, nga rreth 2.1 mln banorë që u regjistruan në censusin e 2002, ku shqiptarët dolën në rreth 25 për qind.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




