Menaxhim

Në vitin e parë të pandemisë  qeveria u dha privatëve shumicën e fondeve

KLSH në auditin e kryer më 26 janar 2021 vërejti se pjesa më e madhe e buxhetit të vitit 2020 ose 64 % i është dhënë spitaleve jo publikë, madje duke paguar për të njëjtat shërbime dyfishin e vlerës së tyre në spitalet shtetërore.

Nga Ina Ahmetaj – Viti i parë i pandemisë  së COVID 19 i gjeti spitalet publike pa buxhet të mjaftueshëm për shërbimin e laboratorëve dhe paketave shëndetësore. Jo vetëm sepse situata diktoi shpenzime të reja por edhe sepse buxheti i parashikuar për 2020-ën që në fillim  ishte më i vogël se ai i vitit 2019.

E megjithatë kur  qeveria angazhoi fonde shtesë për t’u përballur me  virusin që po merrte jetë njerëzish, shumica e këtyre fondeve u dhanë për spitalet dhe shërbimet private.  

KLSH në auditin e kryer më 26 janar 2021 vërejti se pjesa më e madhe e buxhetit të vitit 2020 ose 64 % i është dhënë spitaleve jo publikë,  madje duke paguar për të njëjtat shërbime dyfishin e vlerës së tyre në spitalet shtetërore.

Totali i paketës  buxhetore për spitalet publike dhe jopublike dhe detyrimet e parashikuar për koncesionet në shëndetësi ishte 3.9 mld lek,  por spitalet publike morrën vetëm 1.4 mld  ose 36 % ndërsa spitaleve jo publikë e PPP iu është  dhënë  rreth 2.5 mld lek.

Një fenoment tjetër ishin parshikimet për ndërhyrjet në kardiologji dhe  kardiokirurgji.

Që në fillim qeveria kishte parashikuar vetëm një rritje prej 1% të këtyre ndërhyrjeve në spitalet private ndërsa llokma më e madhe e punëve ishte për privatët, rreth 72 për qind.

Ndërkohë që KLSh vëren se edhe për të njëtat ndërhyrje qeveria rimburosi më shumë para për privatët se sa për spitalet publik..

“Nëse do të krahasonim afërsisht vetëm vlerën për një ndërhyrje në kardiologji dhe kardiokirurgji që realizohen në spitalet publike e jopublike, kemi afërsisht dyfishim të vlerës së një ndërhyrje të realizuar në spitalet jo publikë krahasuar me ato publikë si më poshtë:

 Në spitalet publike për vitin 2020 janë planifikuar 8300 raste ndërhyrjesh më një vlerë prej rreth 1.09 mld lekë ose 131.4 mije lek një ndërhyrje. Në spitalet jo publike për vitin 2020 janë planifikuar 200 raste ndërhyrjesh me një vlerë prej 59.100 mije lekë ose 259.5 mijë lekë një ndërhyrje”, thuhet në raportin e auditimit të KLSH në institucionin e Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor.

Në raport thuhet se edhe spitalet rajonale për vitin 2020 morën një buxhet më të ulët se ai i 2019-ës 2019.

Po ashtu dhe shërbimi i laboratorëve në QSUT, me vendim të qeverisë mori 200 milionë lekë më pak nga buxheti fillestar i 2019.

Në fund të raportit, KLSH doli me disa vërejtje ku konkretisht u pa se spitaleve  publikë nuk i është plotësuar buxheti i tyre për vitin 2020 as sa realizimi një viti më parë vitit 2019 dhe kjo vërtetohet edhe për Spitalin universitar të Traumës i cili që në fillim të vitit kishte para sa për 1.5 muaj fonde.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë