Ngjarje

Ndryshimet në kodin penal, Kuvendi vendos në axhendë pr.ligjin për tubimet e paligjshme

Gazeta Si –Pas 3 muaj, që nga afati i lënë prej Gjykatës Kushtetuese e cila më 4 maj 2021 shfuqizoi detyrimin për të marrë leje për të organizuar një protestë apo tubim, Kuvendi vendos të diskutojë pr.ligjin për ndryshimet ligjore, propozuar nga dy deputetët e LSI, Monika Kryemadhi dhe Petrit Vasili. Në këtë projektligj, kërkohet të ndryshohetnë nenin 262, paragrafi i parë i Kodit Penal për organizimin e grumbullimeve dhe manifestimeve të personave në sheshe dhe vende të kalimit publik, pa njoftuar me shkrim organin kompetent sipas procedurave të parashikuar në ligj.
Nismëtarët kërkojnë që në kushtet kur organizatorët shkelin kushtet e parashtruara prej tyre në njoftimin me shkrim drejtuar organit kompetent, kjo kundravajtje të ndëshkohet me gjobe ose me burgim gjer në gjashtë muaj dhe jo një vit siç parashikon aktualisht kodi penal.

Në datën 18 mars, Kuvendi ka regjistruar pr.ligjin shoqëruar me relacionin, ku shprehimisht hartuesit e pr.ligjit tërheqin vëmendjen për vonesat në miratimin e rregullave të reja ligjore për të mos krijuar asnjë vakuum/boshllëk ligjor në legjiclacionin penal.
Sipas relacionit të publikuar në faqen zyrtare të kuvendit, nismëtarët ligjorë akuzojnë Kuvendin se ka shkelur nenin 132 të Kushtetutës, duke mos zbatuar dhe duke mos marrë asnjë masë për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Ndërkohë që vendimi nr. 24/2021 i Gjykatës Kushtetuese, rezulton të jetë botuar në Fletoren Zyrtare nr. 87, datë 7.6.2021 2, cka do të thotë se ky vendim duhet të kishte hyrë në fuqi pas 6 muajsh, pra më 7 dhjetor 2021.
“Pra Kuvendi i Shqipërisë, duke mos përmbushur detyrat që Gjykata Kushtetuese i ka lënë, ka krijuar një terren absurd, që norma penale sot të paraqitet me një formulim të atillë, që jo vetem shton edhe më tepër pasigurinë juridike, por e bën të gjithë dispozitën antikushtetuese”, shkruhet në relacionin depozituar në kuvend nga dy deputetët Kryemadhi dhe Vasili për ndryshimet ligjore në Kodin Penal.

Sipas tyre, kjo situaatë ka favorizuar në mnëyrë indirekte organet e policisë që të kryejnë arrestime në masë, dhe duke u justifikuar se ketë na e thotë Kodi Penal, në nenin 262 te tij, se kush organizon manifestime ndëshkohet.
“Nderkohe, që pasi qytetarët janë ndaluar nga Policia e Shtetit, dhe kanë kaluar ditë në dhomat e ndalimeve policore, kanë dalë më pas përpara gjykatave, të cilat kanë shqyrtuar cështjet respektive duke u gjendur përpara kësaj situate absude ligjore”, thuhet në relacionin shoqërues të pr.ligjit për disa ndryshime në kodin penal lidhur me organizimin e tubimeve.
Sipas informacioneve që kanë raportuar deputetët nismëtarë të ndryshimeve ligjore, ka me dhjetëra cështje penale sic janë arrestimet gjatë protestave nga banorët e Unazës së Re, protestat kundër tarifës së Rrugës së Kombit, protestat e Opozitës, protestat për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar apo protestat e fundit për rritjen e ccmimit të naftës ku vetëm në protestën e banorëve të Unazës së Re ka mbi 700 procedime, me akuzën për protesta të paligjshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë