Pavarësisht se është një burim i mirë i vitaminave dhe fibrave, shumë prej nesh nuk hanë bamje për shkak të lëngut të çuditshëm që rrjedh nga perimet kur i presim. Tani, shkencëtarët thonë se xheli i bamjeve mund të përdoret si një mënyrë për të filtruar ujin nga mikroplastika
Xheli nga bamjet, si dhe bimët duke përfshirë aloe verab dhe kaktusin, përmbajnë kimikate që quhen ‘flokulantë’ – që do të thotë se grumbullohen, duke marrë mikroplastikë me vete.
Një metodë e tillë ofron një alternativë ndaj përdorimit të kimikateve potencialisht të rrezikshme për filtrimin e ujit të destinuar për konsum njerëzor, thonë shkencëtarët. Ata duan të komercializojnë një metodë të re të filtrimit të ujit me bazë bimore, në mënyrë që mikroplastika të mund të hiqet nga uji në një shkallë industriale – duke mundësuar ujë më të pastër dhe më të sigurt për të pirë të gjithë.
Rajani Srinivasan, një studiues në Universitetin Shtetëror Tarleton në Stephenville, Teksas, është hetuesi kryesor për projektin.

“Ne mendojmë se mikroplastika në vetvete mund të mos jetë shumë e rrezikshme për shëndetin, por çdo gjë në të cilën futen ose çdo lloj lënde toksike që gjendet në këtë plastikë mund të hyjë brenda trupit tonë dhe të shkaktojë probleme,” tha ajo.
Efektet shëndetësore të gëlltitjes së mikroplastikës – copa të vogla plastike 5 mm (0,19 inç) ose më të vogla – janë aktualisht të paqarta. Studimet tregojnë se njerëzit konsumojnë pa dashje dhjetëra mijëra nga këto grimca çdo vit. Mikroplastika gjithashtu hyn në një shumëllojshmëri burimesh uji. Llojet e ndryshme të ujit, duke përfshirë ujërat e zeza, mund të trajtohen në mënyrë që uji të ripërdoret për qëllime të ndryshme, të tilla si ujitje dhe rimbushje të furnizimeve me ujë të pijshëm.

Në procesin tipik të trajtimit të ujërave të zeza, mikroplastika hiqet nga uji në dy hapa. Së pari, grimcat plastike që notojnë thjesht hiqen duke i grumpulluar, megjithatë, ky hap heq vetëm një pjesë të mikroplastikës totale që është e pranishme. Pjesa tjetër duhet të hiqet duke shtuar ‘flokulantë’ – kimikate ngjitëse që nxisin grumbullimin e grimcave. Këto flokulantë tërheqin mikroplastikë dhe formojnë grumbuj të mëdhenj, të cilët më pas zhyten në fund të ujit dhe mund të tërheqin mikroplstikën. Megjithatë, disa substanca që përdoren aktualisht për të hequr ndotësit janë potencialisht të dëmshme.
Për shembull, një flokulant i zakonshëm, poliakrilamid, mund të shpërbëhet në kimikate toksike në kushte të caktuara. Kështu që ekipi e ktheu vëmendjen e tyre drejt ekstrakteve të bimëve të kategorisë ushqimore si flokulantë jo toksikë – veçanërisht bamjet.
Në shumë kuzhina, bamja shërben për një konistencë të trashë të gjellëve për shkak të xhelit të saj karakteristik, të quajtur shkencërisht si mucilage.
Srinivasan dhe ekipi i saj do të modifikojnë raportet dhe kombinimet e flokulantëve me bazë bimore për të hequr më mirë mikroplastikën nga uji. Ata gjithashtu planifikojnë të rrisin procesin e heqjes së mikroplastikës jo toksike në studimet në terren jashtë laboratorit.
Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



