Treg

Rritet përsëri çmimi i naftës: 233 lekë/litër deri më 25 mars

Bordi i Transparencës vendosi që nafta të tregtohet me 233 lekë/litër deri më 25 mars 2022, duke e rritur me 12 lekë nga një ditë më parë.

Benzina po ashtu u vendos të rritet në 218 lekë/litër dhe gazi me 93 lekë/litër, po për të njëjtat data.

Me shumicë nafta do të tregtohet me 227 lekë, benzina me 208 lekë dhe gazi njësoj.

Sipas njoftimit të Bordit, këto rritje reflektojnë edhe bursën ku nafta arriti 231 dollarë/ton.

Takimi i radhës i Bordit të krijuar me qëllim vendosjen e çmimit që do të tregtohet nafta nëpër pikat e shitjes dhe ngrirjen e marzhit të fitimit të operatorëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë