Në 30 vjetorin e fitores së parë të PD-së në zgjedhje, ish-kryeministri Sali Berisha bëri një përmbledhje të gjatë të arritjeve të PD-së ndër vite duke u fokusuar tek gabimet e saj si lejimi i firmave piramidale të 97-ës e deri tek fitorja e 2005-ës dhe vendimet që u morën më pas.
Në fund të postimit të tij, Berisha flet edhe për kohen e gjatë të PD-së në opozitë duke fajësuar Lulzim Bashën.
“…Vitet 2013-2022 ishin vitet me te zymta për shqiptarët edhe për faktin se Partia Demokratike nuk fitoi dot besimin e shqiptarëve. Ajo u drejtua nga një kryetar që e udhëhoqi atë nga humbja në humbje. Ai pas zgjedhjeve të prillit të vitit 2021 përfundoi në një drejtues që nuk respektoi asnjë normë parimore, institucionale, statutore.
Mafia e George Soros me lobimin korruptiv Rama Soros në Shqipëri dhe në SHBA me shpalli non-grata për korrupsion pa asnjë fakt, dokument apo provë.
Në këtë vendim siç do provohej, Luzim Basha me shpifjet e tij kishte dhënë kontributin e vet.
Por pas një procesi historik baza e partisë dhe drejtues të saj me procedura statutore e shkarkuan atë!
22 marsi është dite krenarie për PD e cila në këto 30 vite përmbysi epoka dhe zëvendësoi sistemin totalitar me sistemin demokratike.
22 marsi është ditë frymëzimi për demokratet dhe demokratët shqiptar për tu bashkuar dhe përmbysur me votën e lire narkoshtetin në Shqipëri…”, shkruan Berisha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.