Kompania hungareze 4iG është bërë operatori më i madh në tregun e telekomunikacionit në Shqipëri pas përfundimit të blerjes së kompanive ONE dhe Albtelecom.
Sipas njoftimit zyrtar nga kompania e huaj, kjo blerje e ka bërë atë grup lider të tregut.
“Pas aprovimit të Autoritetit të Konkurrencës në Shqipëri, 4iG posedon 99.899% të aksioneve të One Telecommunications. Ky operator, me histori 25- vjeçare ka një infrastrukturë të mirë në rajon me kapacitet dhe për zhvillimin e shërbimit 5G.”,-thuhet në njoftim.
“Ne jemi krenarë që Grupi 4iG është bërë lider në tregun e telekomunikacionit shqiptar, falë blerjes me sukses të ONE Telecommunications dhe ALBtelecom, si dhe një prej investitorëve të huaj më të mëdhenj në vend. Ne duam të jemi të pranishëm për një periudhë afatgjatë, me synimin për të kontribuar në zhvillimin dhe transformimin digjital të vendit. Rrjedhimisht, ne duam të hyjmë në këtë treg të Ballkanit Perëndimor edhe me zgjidhjet tona të Teknologjisë së Informacionit, krahas shërbimeve të telekomunikacionit”, tha Gellért Jászai, Drejtor i Përgjithshëm dhe aksioner kontrollues i 4iG.
Në emër të shitësve, Elvin Guri, ish-aksioneri kryesor i One Telecommunications, tha se 4iG, ONE do të vijojë të ofrojë shërbime me cilësinë dhe çmimet më të mira.
Blerja e Albtelecom është finalizuar 2 javë më parë dhe vlera e transaksionit nuk është bërë me dije.
Sipas Autoriteti të Konkurrencës në Shqipëri, kjo blerje do të përmirësojë tregun e telekomunikacionit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




