Për momentin nuk ka ende asnjë bazë për një takim mes presidentit rus Putin dhe atij ukrainas, Zelensky që do të zhvillohet kur të ketë përparim të rëndësishëm në negociatat midis delegacioneve të Moskës dhe Kievit.
Kështu deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov.
Të dielën Zelensky tha se ishte gati të negocionte me Putinin gjatë një interviste për CNN. "Përparimi në bisedimet e paqes nuk është aq i madh sa duhet të ishte," tha ai, duke shtuar se "Rusia është e gatshme të punojë më shpejt në negociata sesa pala ukrainase". Në konferencën e zakonshme ditore, Kremlini paralajmëroi gjithashtu se embargoja evropiane ndaj naftës ruse "do të prekë të gjithë".
Së fundi duke denoncuar "nacionalistët ukrainas" se nuk lejojnë civilët të kalojnë nëpër korridoret humanitare të organizuara nga trupat ruse në qytetet e rrethuara. “Akuzat kundër Rusisë janë gënjeshtra”, përfundoi ai.
"Tani mos kini frikë, por unë do t'ju lë të dëgjoni atë që ukrainasit po dëgjojnë për 25 ditë."
Me këto fjalë nisi mesazhin e ri te postuar në Telegram presidenti Zelensky, në të cilin dëgjon për 20 sekonda zhurmën e sirenave që dëgjohen prej 25 ditësh në Ukrainë për shkak të sulmit rus.
“Ju e keni dëgjuar për vetëm 20 sekonda, ndërsa ne e kemi dëgjuar prej ditësh, me javë të tëra, - tha ai -. Qytetarët tanë sapo e dëgjojnë, i çojnë të moshuarit dhe fëmijët në qendrat e strehimit, në bodrume për të shpëtuar veten, për t'u mbijetuar bombave. Me zhurmën e këtyre sirenave ukrainasit jetojnë së bashku, punojnë, shpëtojnë jetë, përpiqen të flenë, lindin fëmijë, vdesin. Ju lutemi të përkujtoni me një minutë heshtje çdo njeri që vdiq për lirinë tonë”.
Më tej ai tha: "Ne po luftojmë për sigurinë tonë kundër një prej ushtrive më të shumta në botë, kundër raketave, bombave, artilerisë, aeroplanëve dhe helikopterëve...”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.