Ngjarje

Protesta për çmimet, një pjesë e protestuesve ngujohen para Kryeministrisë. Tubim edhe në mbrëmje

Protestuesit tubohen në mbrëmje: Këtu deri kur qeveria të marrë masa dinjitoze

Ashtu sicc paralajmëruan rreth mesditës, një pjesë e protestuesve të shoqërisë civile u tubuan pak pas orës 19:00 para Kryeministrisë për të vijuar manifestimin kundër rritjes së ccmimeve.

Në fjalën e mbajtur, disa prej tyre akuzuan Policinë e Shtetit për sjellje me dy standarde.

“Me stilin të mirë në mëngjes dhe ujqër në darkë, nuk funksionon. Ne jemi për të treguar simbolikën. Kjo është simbolikë. Ata që nuk e kuptojnë, ose janë të liq, ose nuk e di. Vullneti qytetar është ai që del aty. T’i thërrasin mendjes. I kemi përshëndetur disa vendime të marra. Nuk zgjidhet me polici kjo. Policia është njoftuar pardje për ditën e sotme. Mendoj që mënyrën e të protestuarit nuk na vendos dot askush. Ky është standarti i këtyre. QË kur je pak na vendosin përpara. Këtu diskutojmë të drejtat apo për numrat”, deklaroi Adriatik Lapaj, një prej organizatorëve të protestës.

Protestuesit folën me bindje se protesta do të vazhdojë, pavarësisht përpjekjeve, sipas tyre, të policisë për ta shpërndarë.

“Kjo protestë do vazhdojë, mënyrat dhe modalitetet do i vendosin qytetarët. Kjo nuk zgjidhet me polici dhe procedurë. Kjo zgjidhet me masa konkrete që na bëjnë konkurrues me vendet e rajonit dhe na trajtojnë si qytetarë dinjitoz. Kush mendon se do na vendosë përpara me policinë e shtetit, e ka gabim. Nuk zgjidhet nga policia me dhunë për qytetarët në pamundësi ekonomike. Këto zgjidhen me vendime dhe masa. Me një qasje ku policia shihet si aleat në kohë krize”, thanë protestuesit.

Qindra qytetarë nisën të grumbulloheshin në Sheshin Skënderbej rreth orës 11:00 në protestën e dytë kombëtare të thirrur kundër rritjes së çmimeve.

Me pankarta në duar e kërkesa për uljen e taksave të ushqimeve dhe naftës, qytetarët iu drejtuan më pas bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në drejtim të Kryeministrisë.

Protestuesit morën vendimin që të qëndrojnë para Kryeministrisë për 24 orë. Për rreth 1 orë ka pasur mesazhe nga disa prej protestuesve dhe më pas mikrofoni është fikur.

Protestuesit i kanë dhënë afat Kryeministrit kërkojnë pezullimin e TVSh-së për ushqimet e shportës, zgjerimin e skemës së kompensimit dhe mbështetjes për fermerët, një paketë më të madhe ndihme për pensionistët, invalidët dhe familjet me ndihmë ekonomike dhe hetim e mbikëqyrje të koncesioneve dhe operatorëve ekonomikë, që ndikojnë arbitrarisht në çmimet në treg, veçanërisht në sektorin e hidrokarbureve.

Qeveria u ka rezistuar deri më tani këtyre kërkesave, duke përjashtuar prekjen e taksave me arsyetimin se paratë e grumbulluara prej tyre shkojnë për blerjen e energjisë elektrike, për të cilën Edi Rama deklaron se mbulon 80 për qind të faturës së familjeve dhe bizneseve të vogla.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë