Kreditë e këqija ranë përsëri gjatë muajit janar duke shkuar në 5.45% nga 5.65% që raportoheshin në fund të 2021-shit.
Në raport vjetor rënia është pothuajse 3% dhe shifra e janarit 2022 është më e ulëta që pas asaj të 2008-s.
Sipas analizave të herë pas hershme të Bankës së Shqipërisë, rënia e nivelit të kredive me probleme është tregues i ecurisë pozitive të ekonomisë.

Në fund të muajit janar, portofoli total i kredisë për ekonominë arriti në 665 miliardë lekëve. Portofoli kishte një vlerë 9.6% më të lartë krahasuar me janarin e vitit të kaluar. Ritmet më të larta të rritjes shënohen në segmentin e ndërmarrjeve publike, me 43% më shumë krahasuar me një vit më parë. Rritje dyshifrore shënon edhe portofoli i individëve, me 12.3%, ndërsa për bizneset private rritja është më e ulët, në nivelin 7.1%.
Kreditë me probleme arritën pikun në vitin 2016 me 25% me tendencë rritje edhe gjatë 2020-s, po në vitin 2021 nisi ulja e shpejtë e tyre. Më herët, BSH pati raportuar se përqindja më e madhe e kredimarrësve “të këqij” i përkiste bizneseve të mëdha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




