Lajme

Fotot/ Protesta për naftën, bllokohen rrugët, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Zgjati dy orë protesta para kryeministrisë, por ajo nuk u mbyll aty. Pas shpërndarjes, protestues kryesisht të rinj të mbledhur ne grupe kanë bllokuar akset kryresore të qarkullimit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Në zonën pranë ish-bllokut, disa prej tyre madje u ulën në rrugë, ndërsa të tjerë bllokuan qarkullimin e automjeteve  me kazanë mbeturinash. Kjo solli ndërhyrjen e policisë, FNSH dhe forcat “Shqiponja”, të cilët shoqëruan në komisariat disa protestues.  Mes tyre ka pasur edhe përplasje shoqëruar me tensione dhe incidente.

Nisur nga situata e krijuar, Policia e Shtetit bëri thirrje përmes një njoftimi zyrtar  që personat të cilët kishin  bllokuar rrugët të ndalnin pasi po shkelnin ligjin. Situata nuk është qetësuar, ndërsa të shoqëruara në komisariat kishte edhe protestuese femra.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë