Njerez

Njihuni me gratë që çminojnë zonat e rrezikshme në Kosovë

Në Kosovë, gratë kanë nisur që në vitin 1999 të çmontojnë minat. Prej këtij viti u rekrutuan disa gra në këtë projekt i cili synonte të hapte rrugën për rritjen e aksesit e grave në sektorin e veprimit ndaj minave në nivel global. Përmes këtij projekti, Qendra Ndërkombëtare e Gjenevës për Çminim Humanitar (GICHD) krijoi një video përmbledhëse me të gjitha këto gra të cilat tregojnë vështirësitë e tyre.
Duke reflektuar mbi punën e tyre e duke i bërë komunitetet më të sigurta nga mjetet shpërthyese ato kanë mbi 20 vite që bëjnë një punë të palodhur.
Kur gratë përfshihen në veprimin ndaj minave, kontributet, shqetësimet dhe nevojat e komuniteteve të prekura trajtohen në mënyrë më të qëndrueshme.


Në fillim të videos shfaqet Gjyle Memaj e cila tregon se nuk mban mënd mirë kohë që kur ka nisur të kontrollojë minat.
“Ka qenë ajo kohë kur uhet të mblidhje veten dhe të pajtoheshe me fatin e luftës dhe të ecje më tej,” shpjegon ajo.
Në këtë video -mesazh Ahmet Sallova drejtori Qendrës së Kosovës për Veprim ndaj Minave tregon se Kosova ka qenë ndër vendet e para që ka marrë masa për çmontimin e minave dhe ka angazhuar edhe gratë në këtë veprimtari.

Njëra prej tyre e quajtur Saranda Kastrati tregon se nëse vajza të reja duan të bëjnë këtë punë janë të mirëpritura dhe duhet të jenë shumë të kujdesshme.
“Të vazhdojnë se është punë shumë e mirë pasi shpëton jetë njerëzish”,shton ajo.
Ndërsa, Diana Sadrija është kthyer nga emigrimi për të jetuar dhe punuar në vendin e saj. Ajo shprehet në video se bën një punë të vështirë por që i ka dhënë mundësi të jetojë e pavarur.
Më tej një tjetër grua shprehet se ka rreth 20 vite që kjo është një punë e përditshme për to. Pjesë e videos së Qendrës Ndërkombëtare të Gjenevës për Çminimin Humanitar (GICHD), janë edhe shumë gra e vajza të tjera nga Kosova, të cilat kanë treguar historinë e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë