Treg

Konsumatorët e bizneset do përballen me rritjen e çmimeve të energjisë që do vazhdojë

Efektet e rritjes së çmimeve të energjisë po ndihen në shumë sektorë dhe për fat të keq, do të zgjasin.

Çmimet e energjisë arritën kulmin në vitin 2021 dhe pritet të qëndrojnë të larta në 2022 të ndikuara edhe nga zhvillimet e fundit me pushtimin rus të Ukrainës.

Tregjet europiane të energjisë u bënë shumë të shtrënguara dhe të paqëndrueshme gjatë vitit të shkuar.Çmimet e energjisë elektrike u katërfishuan, çmimet e gazit u trefishuan dhe çmimet e naftës pothuajse u dyfishuan.

Nga mesi i dhjetorit,çmimet e gazit dhe energjisë ishin rritur shtatë herë, duke arritur nivele rekord. Por, fatkeqësisht, nuk ka zgjidhje të shpejtë për çmimet e larta të energjisë dhe ne presim që tregjet e energjisë të mbeten të shtrënguara edhe në vitin 2022.

Çmimet më të larta të energjisë do të ndikojnë kompanitë në shumë mënyra. Ndikimi i menjëhershëm është nëpërmjet kostove më të larta nga rritja e çmimeve të saj (ndikimi i raundit të parë).

Qeveritë evropiane, përfshirë Irlandën, do të diskutojnë përgjigjen ndaj krizës energjetike në një takim të liderëve të Bashkimit Europian këtë javë

Aviacioni, transporti detar dhe industria kimike do ndikohen drejtpërdrejt nga çmimet më të larta të energjisë. Industria ushqimore, agjencitë e udhëtimit dhe shërbimet po ndikohen tërthorazi.

Kompanitë do përballen me kosto më të larta. Prodhimi i produkteve me energji intensive mund të bëhet gjithashtu jo fitimiprurës me këto çmime të larta të energjisë. Prodhuesit mund të ulin nivelet e prodhimit, gjë që mund të krijojë mungesa më tej në zinxhirin e furnizimit.

Ndikimi i çmimeve të larta të energjisë ndryshon në varësi të sektorit dhe sasisë dhe llojit të energjisë që ata përdorin.

 Aviacioni dhe transporti detar, për shembull, janë sektorët që kërkojnë më shumë energji dhe do të ndikohen më shumë. Por aeroplanët dhe makinat kryesisht përdorin produkte nafte ku çmimi është rritur shumë më pak në krahasim me gazin dhe energjinë.

Shumica e sektorëve industrialë janë gjithashtu intensivë me energji, dhe mbështeten më shumë tek gazi dhe energjia për ngrohje dhe lëndë ushqyese, ku çmimet janë rritur në qiell. Ka edhe sektorë që përdorin më pak energji si ndërtimi, tregtia dhe industria e automobilave. Pavarësisht intensitetit të energjisë dhe përzierjes së karburantit, të gjithë këta sektorë janë ndikuar nga rritja e çmimeve të energjisë.

Përdoruesit e drejtpërdrejtë të naftës, gazit dhe energjisë elektrike nuk janë të vetmit që merren me çmimet e larta të energjisë.

Për shembull, industria e ushqimit dhe pijeve blen shumë produkte nga bujqësia. Nëse fermerët duhet të rrisin çmimet e tyre për shkak të kostove më të larta të energjisë, industria ushqimore duhet ta përballojë këtë.

Agjencitë e udhëtimit do të vazhdojnë të përballen me biletat më të shtrenjta të avionit kur kompanitë ajrore detyrohen të rrisin çmimet e biletave për shkak të vajgurit më të shtrenjtë.

Rritja e çmimit të energjisë dhe fuqia e tregut rezulton në marzhe më të ulëta fitimi në automobila, industrinë e çimentos dhe atë të udhëtimeve.

Marzhet e larta të fitimit janë një ‘jastëk’ për çmime më të larta.Shpesh mendohet se fuqia e tregut u jep kompanive mundësinë të kalojnë përmes çmimeve më të larta të inputeve. Megjithatë, ky nuk është rasti në përgjithësi. Shpesh, këto firma kanë rritur tashmë çmimet e tyre të shitjes në çmimin maksimal që klientët janë në gjendje (ose të gatshëm) të paguajnë.

Prandaj, ata nuk mund t’i rrisin më tej çmimet e tyre pa humbur shitjet. Për rrjedhojë, çmimet më të larta të energjisë do të dëmtojnë marzhet e larta të fitimit të këtyre kompanive me fuqi tregu.

Për shembull, kompanitë e materialeve të ndërtimit të betonit, çimentos dhe tullave operojnë në një treg të vogël lokal. Kjo është për shkak të karakteristikave të këtyre materialeve. Ato janë të mëdha dhe të rënda dhe për këtë arsye të vështira dhe të kushtueshme për t’u transportuar. Kjo i bën këto tregje lokale më pak konkurruese. Për rrjedhojë, përçimi i luhatjeve të çmimeve të energjisë është më i ngadalshëm pasi këto kompani tashmë kanë çmime të larta të prodhimit. Prandaj, mbiçmimi i çmimeve të energjisë do të absorbohet kryesisht nga një rënie e marzhit të fitimit.

Rritja e çmimit të energjisë në tregjet konkurruese çon në rritjen e kostos

Në përgjithësi, sektorët me konkurrencë të lartë do të kenë firma me marzhe më të ulëta fitimi për shkak të betejave të çmimeve në këto tregje. Çfarë do të ndodhë në këto tregje kur kompanitë të përballen me kosto më të larta nga rritja e çmimeve të energjisë?

Për shkak të marzheve të ulëta të fitimit, firmat në këto tregje nuk janë në gjendje të gëlltisin çmimet më të larta të prokurimit, përndryshe, ato do të jenë me humbje dhe në skenarin më të keq mund të falimentojnë. Do të ketë negociata të ashpra për çmimin dhe në disa raste, furnitorët mund të ndalojnë ose kërcënojnë të ndalojnë dorëzimin për një kohë, por përfundimisht dhe në përgjithësi çmimi do të rritet.

Çmimi i prodhimit në treg do të rritet sepse të gjithë konkurrentët po përballen me të njëjtin problem.

Qeveritë europiane, përfshirë Irlandën, do të diskutojnë përgjigjen ndaj krizës energjetike në një takim të liderëve të Bashkimit Europian më vonë këtë javë.

 Bloomberg raportoi se një plan i BE-së për të shkurtuar varësinë nga gazi rus deri në 80 për qind gjatë vitit të ardhshëm ishte në diskutim. BE-ja po parashtron gjithashtu opsione për të mbështetur konsumatorët dhe bizneset.

Burimi: Think.ing/Irish Times; Përshtati Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë