Ngjarje

Agresorët rusë hedhin në erë konsullatën shqiptare në Kharkiv

Raketat ruse kanë goditur mbrëmjen e së dielës konsullatën e nderit të Shqipërisë në qytetin ukrainas të Kharkovit.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë përmes një postimi në twitter.

Ndërkohë që konsullata shqiptare konfirmon se stafi i saj është i sigurtë dhe se nga sulmi nuk ka patur viktima.

Ministria e Jashtme shqiptare e dënoi sulmin në Twitter.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë