Të gjithë sektorët ekonomikë bashkë me konsumatorët, rezultojnë pesimistë për muajt në vijim, sipas anketës së shkurtit të Bankës së Shqipërisë, duke ulur dhe Treguesin e Ndjesisë Ekonomike.

Besimi në sektorin e industrisë ka rënë lehtë me 0.1% nga një muaj më parë sepse bizneset presin ulje të kërkesës së brendshme, produktivitet, prodhim dhe çmime në rënie. Por parashikojnë rritje të eksporteve.
Besimi në ndërtim ra me 3.9% në shkurt nga pritjet për reduktim të aktiviteti dhe kërkesës. Për muajin mars bizneset e sektorit ndërtues presin dhe ulje në fuqinë punëtore, por rritje të çmimeve.
2.2% është rënia e besimit në sektorin e shërbimeve bazuar në pritshmëritë për ulje të kërkesës. Bizneset e shërbimeve presin rritje të çmimeve dhe fuqisë punëtore.
Besimi në tregti ka pësuar rënien më të madhe, me 4.8% ndikuar nga vlerësimet negative për ecurinë negative të bizneseve dhe pritjet për to. Çmimet pritet të rriten për sektorin e tregtisë. Kjo rënie reflektoi vlerësimin më pesimist të konsumatorëve lidhur me blerjet në shuma të mëdha, si dhe pritjet për situatën e tyre financiare dhe për situatën e përgjithshme ekonomike në vend.
Treguesi i besimit konsumator shënoi rënie të lehtë me 0.7% lidhur me vlerësimin më pesimist të konsumatorëve lidhur me blerjet në shuma të mëdha, si dhe pritjet për situatën e tyre financiare dhe për situatën e përgjithshme ekonomike në vend.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



