“Bisedimet e drejtpërdrejta me Vladimir Putin janë e vetmja mënyrë për të ndaluar këtë luftë”, kështu është shprehur Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky, i cili i ka bërë thirrje homologut rus për bisedime.
Duke folur në një konferencë për shtyp, presidenti ukrainas iu drejtua Putinit: “Ne nuk po sulmojmë Rusinë dhe nuk planifikojmë ta sulmojmë atë. Çfarë dëshironi nga ne? Lëreni tokën tonë”.
Ndërsa teksa iu referua udhëheqësit rus duke pritur liderët botërorë në një tryezë të gjatë tashmë të famshme, Zelenskiy tha: “Ulu me mua. Vetëm jo 30 metra larg si me presidentin francez Emmanuel Macron.”
Presidenti i Ukrainës i bëri thirrje Perëndimit që t’i dërgojë avionë luftarakë.
“Nëse nuk keni fuqinë për të mbyllur qiejt dhe të zbatoni një zonë të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë, atëherë më jepni aeroplanë,” tha ai, duke shtuar se “Nëse nuk jemi më atëherë, Zoti na ruajt, Letonia, Lituania, Estonia do të jenë të radhës.”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.