Njerez

Ukraina, apel nënave ruse për ushtarët e kapur rob: Ejani merrni fëmijët tuaj

Gazeta Si – “Mama, djali yt rob po të pret”. Me këtë slogan, Ministria e Mbrojtjes të Ukrainës njofton familjet ruse për mundësinë e ripërqafimit dhe kthimit të ushtarëve të Federatës Ruse të kapur në luftë.

Duke iu drejtuar drejtpërdrejt zemrave të nënave, edhe një herë, Kievi po përpiqet gjithashtu të ushtrojë presion mbi tërheqjen spontane të trupave armike.

“Ne ukrainasit, ndryshe nga fashistët e Putinit, nuk luftojmë me nënat dhe fëmijët e tyre të burgosur: ne po ju presim në Kiev, ku djali juaj do t’ju kthehet”. Ndiqni e numrat e telefonit për të kontaktuar dhe “këshilla” për të udhëtuar në rrugë tokësore, për shkak të mbylljes së hapësirës ajrore.

Mesazhi është më se elokuent dhe është pjesë e fushatës “sentimentale” të kryer nga Ukraina, e cila ndihet e pushtuar nga vëllezërit rusë. Në foto është një ushtar i Federatës i zënë rob nga ushtria ukrainase dhe pas tij një grua që e vajton.

Shumë imazhe të tjera të ushtarëve të rinj të kapur çdo ditë transmetohen në kanalet zyrtare ukrainase, për t’i lejuar ata që presin në shtëpi t’i njohin ato, në një fushatë që shpesh çon në propagandën më mizore nga të dyja palët.

Që në ditën e parë të pushtimit, qeveria ukrainase u kishte bërë thirrje nënave ruse që të kujtonin fëmijët e tyre ose t’i pengonin disi të shkonin në front për të luftuar.

Që në momentin e parë u aktivizua edhe një numër pa pagesë për familjet ruse për të mësuar fatin e fëmijëve të tyre, të rënë apo të kapur. Dhe në ditët në vijim u krijua edhe një faqe online, ku nga Rusia u bë e mundur të njiheshin dokumentet dhe aksesorët e ushtarëve të ushtrisë së Putinit që vdiqën dhe të shiheshin video mesazhet e të burgosurve.

Në këtë drejtim, ambasadori ukrainas në OKB, Sergiy Kyslytsya, gjatë mbledhjes së posaçme urgjente të Asamblesë së Përgjithshme, kishte lexuar mesazhet e fundit të dërguara familjes nga një ushtar rus i vdekur në konflikt.

“Mami, unë jam në Ukrainë. Një luftë e vërtetë po shpërthen këtu. Kam frikë. Ne po bombardojmë të gjitha qytetet … edhe duke goditur civilët”, do t’u kishte shkruar i riu prindërve të tij para se të vdiste.

Dokumentat e nje ushtari rus të vrarë në Ukrainë

Për herë të parë që nga nisja e pushtimit, Ministria ruse e Mbrojtjes tha të mërkurën se 498 ushtarë rusë kishin vdekur në Ukrainë dhe 1,597 të tjerë ishin plagosur që nga fillimi i operacionit ushtarak të Moskës.

Kështu bëri me dije agjencia ruse e lajmeve RIA lidhur me fatalitetet dhe të plagosurit rusë në territorin ukrainas. Kjo është hera e parë që Moska Zyrtare ka dhënë një shifër për viktimat e saj.

Ministria tha gjithashtu se më shumë se 2,870 ushtarë dhe “nacionalistë” ukrainas ishin vrarë dhe rreth 3,700 u plagosën, sipas Interfax.

Numrat nuk mund të verifikoheshin në mënyrë të pavarur dhe nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga Ukraina.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë