Art dhe Kulture

Kalaja e Rozafës “vishet” me flamurin e Ukrainës në shenjë solidariteti

Kalaja e Shkodrës e njohur ndryshe me emrin Kalaja e Rozafës është solidarizuar me ngjarjet e fundit në Ukrainë, duke ndezur ngjyrat e flamurit të Ukrainës në kala.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se sot më shumë se kurrë vlen misioni i kulturës dhe trashëgimisë historike për të përçuar tolerancën si një nga vlerat më të mira europiane.

“Sot më shumë se kurrë vlen misioni i kulturës dhe trashëgimisë historike për të përçuar tolerancën si një nga vlerat më të mira europiane. Ngjyrat e flamurit të Ukrainës shkëlqejnë këtë mbrëmje në Kalanë e Shkodrës në solidaritet dhe mbështetje të plotë me Ukrainën dhe popullin e saj”, shkruhet në njoftimin e tyre.

Vende të ndryshme nga e gjithë bota po solidarizohen me viktimat dhe gjithë atë se çfarë po ndodh në Ukrainë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë