Shkencë

Miratohet një tjetër vaksinë anti-Covid/ Covifenz, ndryshe nga të tjerat është me bazë bimore

Kanadaja miratoi të enjten përdorimin e “Covifenz”, vaksina e parë në botë  e Covid-19 me origjinë bimore e zhvilluar  kompanitë nga Medicago Inc. dhe GlaxoSmithKline Plc. Vaksina është miratuar për personat e moshës 18 deri në 64 vjeç pasi siguria dhe efektiviteti i saj, sipas “Health Canada”, nuk janë monitoruar te njerëzit më të rinj se 18 ose më të vjetër se 64 vjeç.
Miratimi i vaksinës së Covid-19 me origjinë bimore mund të ndihmojë në tejkalimin e hezitimit të vaksinës tek shumë vende, pasi vendet po përpiqen të rrisin normat e vaksinimit.

Si ndryshon Covifenz nga vaksinat e tjera kundër Covid?

Covifenz është bërë nga proteina me bazë bimore që duken si koronavirusi dhe përdor adjuvantin e Glaxo që përmban DL-alfa-tokoferol, squalene, polisorbat 80, kripë të buferuar me fosfat. Përbërësit e tjerë përfshijnë fosfat kalium monobazik anhydrous, anhydroussodium klorur, sodium fosfat dibasic anhydrous dhe ujë për injeksion.

Medicago përdor bimë të gjalla si bioreaktorë për të prodhuar një grimcë që imiton virusin e synuar. Grimcat e ngjashme me virusin, ose VLP, zhvillohen përmes një procesi sinteze, infiltrimi, inkubimi, korrjeje dhe pastrimi.

Ekspertët që merren me rritjen e bimëve që ndihmojnë në krijimin e vaksinës Covid-19.

Sipas prodhuesit të vaksinës, kodi i virusit që përmban udhëzime gjenetike të cilat mund të ‘lexohen’ nga bimët, futen në bakteret që bartin informacionin në qelizat e bimës. Gjatë periudhës së inkubacionit, bimët vendosen për të paktën katër ditë në një serë të kontrolluar me kujdes.

“Gjatë kësaj periudhe, bimët prodhojnë shpejt sasi të mëdha të përbërësit më të rëndësishëm në vaksinat tona: grimcat e ngjashme me virusin, ose VLP.VLP-të nxirren nga gjethet e bimëve të pjekura dhe më pas pastrohen për të prodhuar materialin përfundimtar që do të përdoret në krijimin e vaksinave tona,” thotë Medicago.

 Efektet anësore të vaksinës

Efektet anësore të mundshme të zakonshme por të përkohshme të vaksinimit përfshijnë skuqje, dhimbje dhe ënjtje në zonën e injektimit dhe simptoma të përgjithshme si ethe, lodhje, dhimbje kyçesh, dhimbje koke, temperaturë të lehtë, dhimbje muskujsh, dhimbje të fytit, kollë, të përziera dhe diarre.
“Medicago” tha se një reaksion i rëndë alergjik, i quajtur anafilaksi, është i rrallë pas vaksinimit me Covifenz. Shenjat dhe simptomat e anafilaksisë mund të përfshijnë urtikarie, ënjtje të buzëve, fytyrës, gjuhës ose rrugëve të frymëmarrjes, vështirësi në frymëmarrje, rritje
të rrahjeve të zemrës, humbje të vetëdijes, presion të ulët të papritur të gjakut, dhimbje barku, të vjella dhe diarre.

Burimi:Bloomberg/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë