Gazeta Si - Ashtu siç u paralajmërua, forcat e armatosura ruse kanë marrë urdhra për një ofensivë gjithëpërfshirëse në Ukrainë (të shtunën në mbrëmje), pasi qeveria e Kievit refuzoi negociatat - pretendon Moska. “Aktualisht, të gjitha njësitë kanë marrë urdhra për të shtrirë ofensivën në të gjitha drejtimet, në përputhje me planin e sulmit”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes Ruse.
Numri i njerëzve të larguar deri më tani (26 shkurt) nga Ukraina si pasojë e luftës ka shkuar në 150,000. Lajmi u bë i ditur në Gjenevë Filippo Grandi nga komisioneri i lartë i OKB-së për refugjatët.
“Më shumë se 150,000 refugjatë ukrainas kanë kaluar tani kufirin në vendet fqinje, gjysma e tyre (kanë shkuar) në Poloni dhe shumë në Hungari, Moldavi, Rumani dhe vende të tjera. Zhvendosja e popullsisë në Ukrainë është gjithashtu në rritje, por situata ushtarake e bën të vështirë vlerësimin e numrit”, shkroi Grandi në Twitter.
Ndërkohë, qiejt evropianë mbyllen gjithnjë e më shumë për aviacionin civil rus: deri te shtunen, 10 vende kanë mbyllur hapësirën e tyre ajrore për fluturimet nga Moska dhe Shën Petersburg. Ato janë Britania e Madhe, Lituania, Letonia, Estonia, Polonia, Republika Çeke, Sllovenia, Moldavia, Rumania dhe Bullgaria.
Kremlini paralajmeroi me heret se do rifilloje avancimin e forcave ruse ne te gjitha drejtimet në Ukrainë, sipas planit operacional, për shkak të mungesës së negociatave që Moska ia atribuon Kievit.
Kështu raporton “Tass”. Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi të premten një ndalesë të përkohshme të avancimit në Ukrainë, në pritje të negociatave të mundshme me Kievin, por operacioni rifilloi pasi udhëheqja ukrainase refuzoi të negocionte. Kështu deklaroi zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
Ndërkohë, që nga dita e parë e sulmit rus në Ukrainë, 198 ukrainas janë vrarë, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”, ku në mesin e viktimave janë edhe 3 fëmijë.
Ministri ukrainas i Shëndetësisë ka konfirmuar këto të dhëna, duke shtuar se 1115 persona kanë mbetur të plagosur, duke përfshirë edhe 33 fëmijë.
Ndërsa kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, tha se 35 persona, përfshi dy fëmijë, mbetën të plagosur nga përleshjet e armatosura gjatë natës në rrugët e Kievit.
Sipas tij, nuk ka prani të madhe ushtarake në kryeqytetin ukrainas, por grupe diversante ruse janë aktive në zone
Ushtria ukrainase thotë se 3500 ushtarë rusë janë vrarë deri më tani dhe 200 të tjerë janë marrë peng. Në postimin e tyre në rrjetin social Facebook thuhet se Rusia ka humbur edhe 14 avionë , 8 helikopterë dhe 102 tanke.
Por Moska nuk ka bërë asnjë koment mbi viktimat. Mijëra banorë janë larguar nga vendi. OBK thotë se janë mbi 100 mijë.
Матери, жёны, дочери русских солдат! Заберите своих мужчин домой. Они пришли на чужую землю убивать невинных людей, разрушать наши дома. Ваша власть врет. Народ Украины встречает их с оружием, а не цветами. Требуйте от власти остановить захватническую войну,спасите своих близких! pic.twitter.com/fCtsiLRw3R
— Dmytro Kuleba (@DmytroKuleba) February 26, 2022
Efekti i parë i sanksioneve, Franca ndalon anijen ruse të mallrave
Një anije që dyshohet se i përkiste një kompanie ruse të shënjestruar nga sanksionet, është efekti i parë konkret i hakmarrjes së vendosur nga Perëndimi pas sulmit të Moskës në Ukrainë.
Anija e mallrave transportonte makina dhe ishte nisur për në Shën Petersburg. Bllokimi u bë nga autoritetet doganore franceze gjatë një tranziti në zonën Honfleur, në Kanalin Anglez të La Manshit në Normandi. Njësia u ndalua në portin e Boulogne sur Mer. Ambasada ruse në Paris kërkoi një shpjegim të menjëhershëm për incidentin.
Anija tregtare është me gjatësi 127 metra dhe me flamurin rus. Rreth orës 2 të mëngjesit, mjeti iu nënshtrua një kontrolli në zonën e Pas de Calais, pasi doli se kompania e transportit detar mund të kishte një lidhje me interesa në lidhje me sanksionet kundër Moskës. Anija me 20 marinarë u detyrua të nisej drejt Boulonjës.
Kievi në shtetrrethim nga ora 17:00-08:00
Kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko ka shpallur një orar të ri për shtetrrethimin e kryeqytetit ukrainas.
Kështu, Kievi do të jetë nën shtetrrethim nga ora 17:00 deri në orën 08:00 sipas orës lokale.
Vendimi hyn në fuqi ditën e sotme dhe zëvendëson orarin e mëparshëm të shtetrrethimit që fillonte nga ora 22:00 deri në 07:00.
“Të gjithë civilët në rrugët gjatë orës policore do të konsiderohen si anëtarë të grupeve të kabotazhit dhe zbulimit të armikut”, ka shkruar në Twitter kryebashkiaku i Kievit, Klitschko.
Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes në Moskë, njoftoi se ushtria ruse ka pushtuar qytetin Melitopol, në jugperëndim të Ukrainës, afër Krimesë. Qeveria ruse gjithashtu pretendon se ka shkatërruar "821 objektiva ushtarakë" në Ukrainë, duke përfshirë.
Wer nicht glaubt, dass seit vorgestern Tausende russische Soldaten in der Ukraine gestorben sind, kann sich ja einmal dieses Video hier ansehen.@RusBotschaft, Sie richten ein Massaker an. An Ukrainern und Russen.pic.twitter.com/9CuGCNSvrL
— Julian Röpcke🇺🇦 (@JulianRoepcke) February 26, 2022
Ndërkohë, eksodi i refugjatëve ukrainas në Rumani vazhdon, veçanërisht në pikën kufitare Porubne-Siret, ku televizionet lokale folën për një radhë të gjatë 15 km gjatë natës.
Sot Ministria e Jashtme e Bukureshtit ka ftuar popullatën të përdorë edhe kalimet e tjera.
Një valë e re ardhjesh është planifikuar për ditën e sotme. Familjet në veçanti po largohen nga Ukraina.
Media raporton shumë raste të burrave që shoqërojnë gratë dhe fëmijët e tyre në kufi dhe kthehen për të luftuar kundër rusëve. Shumë prej tyre vijnë në këmbë nga qytetet fqinje. Dhe nga popullata priten me vakte të ngrohta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.