Menaxhim

Shtyhen aplikimet e naftës falas për fermerët nga mbingarkesa e serverit në e-Albania

Të premten e 25 shkurtit, ka nisur aplikimi online për fermerët që të përfitojnë naftën falas, por ata nuk kanë mundur ta bëjnë këtë përshkak të problemeve në portalin e-albania.

Sipas fermerëve, duket se e-albania ka problem me serverin dhe kjo ka ardhur nga ngutja e tyre për të aplikuar sa më shpejt, sepse Ministria e Bujqësisë njoftoi “kush aplikon i pari, përfiton më shpejt.”

Ky problem vazhdon ende duke bërë të pamundur asnjë regjistrim përfitim të naftës falas për fermerët. Pak më herët ka reaguar dhe Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural duke thënë se ka ndodhur nga mbingarkesa e serverit. Aplikimet do të rihapen përsëri më 26 shkurt në orën 8 të mëngjesit.

I gjithë procesi do të jetë i hapur për fermerët deri më 25 mars 2022. Aplikuesit duhet të jenë të pajisur me NIPT dhe një fermë me hapësirë minimale 0.4 ha dhe parcelë minimalisht 0.1 ha.

Faqja e e-albania

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë