Shkencëtarët kanë identifikuar një kontinent të humbur prej kohësh që ishte i populluar nga kafshë të çuditshme rreth 40 milionë vjet më parë, sipas një studimi të ri. Kjo tokë e lashtë, e quajtur “Ballkanatolia” sepse shtrihet midis Gadishullit Ballkanik dhe Anadollit, mund të ketë lehtësuar kalimin drejt perëndimit të gjitarëve aziatikë në Europë, duke shkaktuar një ndryshim ekologjik që riformësoi faunën europiane.
Ballkanatolia tani është zhytur kryesisht nën skajin lindor të Detit Mesdhe, por në fillim të periudhës së Eocenit, një epokë që zgjati nga 56 në 34 milionë vjet më parë, kontinenti u ngrit mbi valë për shkak të nivelit të ulët të detit.
Si një urë e përkohshme tokësore, Baplkanatolia “hapi rrugën” drejt një ngjarjeje zhdukjeje të njohur si Grande Coupure, e cila i dha fund periudhës së Eocenit dhe riformësoi faunën e Europës rreth 34 milionë vjet më parë, raporton një studim i ri në Earth-Science Reviews. Të dhënat fosile tregojnë se kjo periudhë trazirash u nxit nga një fluks i madh gjitarësh aziatikë, që varionin në përmasa nga rinocerontët te minjtë, që u vendosën në Europë, duke shkaktuar edhe zhdukjen e disa specieve vendase.



Një ekip i udhëhequr nga Alexis Licht, shkencëtar kërkimor në Qendrën për Kërkime dhe Mësimdhënie në Gjeoshkencën Mjedisore (CEREGE) në Francë dhe profesor në Universitetin e Uashingtonit, vëren se “si dhe kur këta gjitarë aziatikë kolonizuan Europën Juglindore ishte një mister” në studimin e ri. Për të zgjidhur këtë mister, ekipi prezantoi prova të reja fosile dhe kreu një përmbledhje gjithëpërfshirëse të vendeve fosile nga Europa Qendrore në Kaukaz.

“Ne zbuluam se shpërndarja e eocenit e gjitarëve në të gjithë Euroazinë trgon një krahinë biogjeografike të panjohur më parë, të përcaktuar si Ballkanatolia”, tha Licht në studim.
“Ballkanatoli ka një histori komplekse mbytjesh dhe shfaqjesh episodike gjatë eocenit, dhe është përshkruar ose si një arkipelag i ndërprerë ose si një ishull i gjerë dhe i vazhdueshëm. Kështu është propozuar që gjitarët me prejardhje nga Azia të shpërndahen në Europën Juglindore përgjatë një “rruge përmes Ballkanit”, shtojnë studiuesit.
Megjithatë, ideja që gjitarët aziatikë përshkuan këtë rrugë është debatuar bazuar në të dhënat fosile në të dyja anët e Ballkanit, të cilat ruajnë familje të ndryshme gjitarësh deri në Grande Coupure, 34 milionë vjet më parë. Këto ekosisteme në dukje të izoluara tregojnë se gjitarët aziatikë duhet të kenë gjetur një rrugë tjetër për në Europë, përndryshe do të kishte më shumë prova të kalimit të tyre në Ballkan.
Licht dhe kolegët e tij ishin në gjendje t’i kundërshtonin këto dyshime me zbulimin e tyre të një zone të re fosile në Turqi që përmban njëthundrakë aziatikë me gishta të çuditshëm nga 35 deri në 38 milionë vjet më parë, duke demonstruar se këta gjitarë po migronin nëpër Ballkan përpara Grande Coupure.
Në rishikimin e kërkimeve ekzistuese, ekipi identifikoi gjithashtu një grup unik gjitarësh që ishin vendas në Ballkan, duke përfshirë kangurë të quajtur metatherians dhe krijesa të mëdha të ngjashme me hipopotamët, të quajtur embrithopod. Ekipi arriti në përfundimin se specie të tilla dalluese duhet të kenë evoluar të izoluara për shekuj me radhë në një masë tokësore që ishte e ndarë nga kontinentet e afërta, duke ofruar mbështetje të mëtejshme për ekzistencën e një ishulli ballkanatolian që përfundimisht u bë një urë tokësore e vendosur midis Azisë, Europës dhe Afrikës.
Për të kuptuar vërtetë jetën e egër ekzotike dhe rëndësinë gjeografike të Ballkanit, studiuesve do t’u duhet të zbulojnë më shumë fosile nga ky kontinent i humbur.
Burimi: Vice. Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



