Menaxhim

Në 8 muaj, 70 mijë mjete nuk e kanë kaluar kolaudimin

Nga qershori 2021 deri në janar të 2022-shit, në kontrollin teknik të mjeteve janë paraqitur 239.872 të tilla dhe pothuajse 70.000 nga ato kanë ngelur.

29% e mjeteve nuk kanë mundur të kalojnë kolaudimin sepse kanë pasur nevojë për riparime, shërbime apo montime të disa pjesëve, sipas DPSHTRR.

Për këto tetë muaj, pjesa më e madhe e mjeteve kanë qenë automjete të llojit 4+1/8+1, në total 71.7% e tyre. Kamionë 18.5%, motomjete 5.1%, autobus 2.3%, rimorkio 2%, mjete ndërtim/punë toke 0.4%.

Numri më i madh i përkasin rrethit të Tiranës, mbi 76 mijë të tyre, ndjekur nga Durrësi me  mbi 28 mijë.

Sipas infografikave të Drejtorisë së Shërbimeve të Transportit Rrugor, nga mjetet që kanë ngelur, 63 mijë janë ritestime, 5.667 po riparohen dhe 657 janë refuzuar plotësisht me dëme të mëdha tek xhamat, gomat etj. Mangësitë vizuale dhe funksionale janë arsyet më të shpeshta të refuzimit.

DPSHTRR, njofton se nuk mundet më që mjete që rrezikojnë jetën e të tjerëve të kalojnë kolaudimin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë