Qeveria ka miratuar vendimin për krijimin e një regjistri me të dhëna për trafikun detar, ku do të shënohen lëvizjet dalëse dhe hyrëse në portet shqiptar, ankorimin, detaje të udhëtimit, emri i agjentit të thirrjeve portuale dhe lejet për lundrim.
Regjistrin “Baza e të dhënave shtetërore për trafikun detar”, do ta administrojë Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare (QNOD) dhe do të monitorohet nga AKSHI, Drejtoria e Doganave, Drejtoria e Shërbimit të Peshkimit dhe Akuakulturës, Autoriteti Portual, AKU.
Regjistri do të punojë me dy sisteme, i pari që funksionon si regjistër elektronik ku janë të regjistruar të gjitha mjetet lundruese dhe në të cilin kanë akses të gjitha institucionet ligjzbatuese si Gjykata, Prokuroria, Policia, Antikondrabanda Detare etj.
Sistemi i dytë që funksionon pranë kapitenerive dhe porteve në zbatim të Kodit Detar të Republikës së Shqipërisë i cili monitoron lundrimin e të gjitha mjeteve lundruese në hapësirën detare dhe ujërat e brendshëm tokësor të Republikës së Shqipërisë.
Në bazën e të dhënave do të përfshihen edhe ato të formularit të mbetjeve, deklaratës së shëndetësisë, të lejes mujore të lundrimit, të dhënat për inspektimin doganor, përkatësisht: emri i mjetit lundrues, numri i inspektimit, data e inspektimit, pjesëmarrësit në procesin e inspektimit dhe rezultatet e inspektimit, të dhënat për kontrollin e Policisë Kufitare dhe Migracionit, përkatësisht: emri i mjetit lundrues, emri i kapitenit, data e kontrollit, porti dhe vendndodhja, ngarkesa, numri i ekuipazhit dhe pasagjerëve, grupi i kontrollit dhe komente, si dhe të dhënat e antikontrabandës.
Sistemi supozohet të lehtësojë veprimtarinë monitoruese të kapitanerive të porteve, të cilat do të kryejnë verifikimet në formë digjitale, pa qenë e nevojshme të dalin në det.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



