Rreth 28.2 mln euro janë shpenzuar për blerjen e energjisë deri më tani për muajin shkurt. Shuma është paguar nga Korporata Elektoenergjetike Shqiptare, pasi sipas vendimit të qeverisë, në fund të vitit 2021, kjo kompani do të kryejë procedurat e blerjes për plotësimin e nevojave konsumatore, të cilat më herët kryheshin nga Furnizuesi i Tregut të Lirë, që është pjesë e OSHEE Group.
Sipas të dhënave të përpunuara, çmimi mesatar me të cilin është blerë energjia arrin 222.37 euro/mwh, duke shënuar rënie në raport me muajin janar, ku energjia u sigurua me një çmim mesatar pre 240.3 euro/mwh.
Gjatë muajit janar KESH shpenzoi 32.6 mln euro për blerjen e energjisë, nga 28.2 mln euro që janë shpenzuar për shkurtin, por muaji nuk ka mbaruar ende.
Për vitin 2021 blerjet e energjisë nga OSHEE arritën në rreth 285.5 mln euro.
Blerjet nisën në muajin qershor, por ishte kriza e shpallur në muajin tetor që rriti sasinë dhe tarifën e energjisë elektrike të importuar. Qeveria vendosi që bizneset me kapacitet të mjaftueshëm të dalin vetë në treg të lirë të energjisë me marrëdhënie të drejtëpërdrejtë me Operatorin, ose me një ndërmjetës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




