Kompanitë që deklarojnë të dhëna të pavërteta në regjistrin e Qendrës Kombëtare të Biznesit do të penalizohen me gjoba deri 60 mijë lekë.
Kuvendi ka miratur ndryshimet e reja të cilat janë publikuar në Fletoren Zyrtare.
“Deklarimi në regjistër i të dhënave të pavërteta, kur nuk përbën vepër penale, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë 60 000 (gjashtëdhjetë mijë) lekë.”
Ndryshim tjetër është bërë dhe për rastet kur kompanitë nuk respektojnë afatet kohore për deklarimin e të dhënave. Moskryerja e detyrimit për regjistrimin fillestar dhe regjistrimet e tjera të detyrueshme brenda afateve të parashikuara nga ky ligj, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë 60 000 (gjashtëdhjetë mijë) lekë.
Regjistri duhet të përmbajë të dhëna, që i përkasin themelimit, veprimtarisë dhe çregjistrimit të subjekteve, çdo ndryshim në status dhe organizimin e subjektit, të dhëna, që i përkasin atij në lidhje me përfaqësimin, si dhe të dhëna të tjera, të parashikuara me ligj.
Detyrimin për regjistrim e kanë subjektet tregtare; b) shoqëritë e thjeshta, sipas dispozitave të Kodit Civil; personat fizikë, sipas kuptimit të Kodit Civil, që nuk kanë cilësinë e tregtarit, që ushtrojnë veprimtari ekonomike apo një profesion të pavarur; zyrat e përfaqësimit të shoqërive shqiptare dhe të shoqërive të huaja; shoqëritë dhe unionet e kursim-kreditit; shoqëritë e bashkëpunimit të ndërsjellë; çdo subjekt tjetër, i cili me ligj detyrohet të regjistrohet pranë QKB-së.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.