Menaxhim

Shqiptarët e punësuar në Zvicër do të përfitojnë pension. Janë rreth 2.000 të tillë

Shtetasit shqiptarë të punësuar në shtetin zvicerian do të përfitojnë pension me marrëveshjen e re të njohjes së kontributit te tyre nga Zvicra.

Ministri për Çështjet e Brendshme, Shëndetësisë dhe Mbrojtjen Sociale të Zvicrës, Alain Berset ka nënshkruar këtë marrëveshje me Ministren e Financave në vendin tonë, Delina Ibrahimaj.            

Fillimisht lajmi është komunikuar nga Kryeministri i vendit Edi Rama dhe më pas nga konferenca e nënshkrimit të dy ministrave.

Sipas Ministres Delina Ibrahimaj  janë rreth 2 mijë shqiptarë që përfitojnë nga kjo nismë. Ndërkohë ministrja Delina Ibrahimaj u shprehe: “Janë rreth 2000 shqiptarë që do përfitojnë nga kjo marrëveshje. Do përfitojnë njohjen e viteve të pensionit. Më parë vitet e punëve të shqiptarëve që punonin në Shqipëri dhe ikin për punë në Zvicër, nuk njiheshin, ndërsa tashmë do të përfitojnë. Kjo marrëveshje do të kalojë në disa procedura dhe do firmoset nga presidencat përkatës për tu bërë aktive.”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë