Gazeta Si – “Rusia ka informacione se mercenarë nga Kosova, Shqipëria dhe Bosnjë-Hercogovina janë gati të dërgohen në Donbas” për të luftuar në krah të Ukrainës.
Kështu deklaroi këtë të premte ministri i Jashtëm rus, Serghei Lavrov i cituar nga agjencia e lajmeve “TASS”.
Një deklaratë shumë e fortë e Lavrovit, i cili akuzon Shtetet e Bashkuara të Amerikës si nxitëse të konfliktit.
“Kosova dhe pjesë të tjera të Ballkanit Perëndimor po bëhen baza të krimit. Atje ka terroristë, trafikantë droge. Është një bazë rekrutimi për mercenarë që marrin pjesë në konflikte të nxitura nga Shtetet e Bashkuara.
Megjithatë, Lavrov u tregua i kujdesshëm kur pohoi se bëhet fjalë vetëm për informacione që Rusia ka nisur t’i verifikojë.
Konflikti ruso-ukrainas ndërkohë vijon të jetë i ndezur, edhe pse Moska ka njoftuar për fundin e manovrave ushtarake në Krime.
Por Perëndimi është skeptik, pasi SHBA-të dhe NATO kanë prova se forcat ushtarake ruse janë shtuar dhe jo pakësuar në kufi me Ukrainën.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, gjatë një vizite në Poloni këtë të premte, ka deklaruar se deri më tani SHBA nuk kanë parë asnjë provë për tërheqjen e ushtrisë ruse nga kufijtë e Ukrainës.
Austin ka theksuar se vërtet kanë pohuar se po tërhiqen, por deri më tani nuk ka asnjë shenjë të tillë dhe se rusët vazhdojnë të përgatiten ushtarakisht për një luftë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




