Gazeta Si – Përpjekjet diplomatike vazhdojnë për të shmangur luftën midis Ukrainës dhe Rusisë. Presidenti rus Vladimir Putin, ka deklaruar se nuk do të lejojë kurrë trupat ushtarake të NATO-s në kufijtë që rrethojnë Rusinë.
Pas takimit me kancelarin gjerman Olaf Scholz, Putin thekoi se nuk do të pranojë një zgjerim të Aleancës Atlantike të Veriut.
“Ne kurrë nuk do të pranojmë zgjerimin e NATO-s deri në kufijtë tanë, është një kërcënim që ne e perceptojmë qartë. Gjermania, – përsëriti ai, – është ndër partnerët kryesorë të Kremlinit”.
Përgjigjet e Aleancës për sigurinë “deri tani” nuk i plotësojnë kërkesat tona “por ka” argumente “që mund të çohen përpara”, shtoi ai. Nord Stream 2, “është një projekt komercial dhe nuk ka asnjë konotacion politik”, – vijoi Putin.
Scholz, nga ana e tij, shtoi se është e nevojshme “të gjendet një zgjidhje paqësore për krizën. Një luftë në Evropë është e paimagjinueshme”. Ajo që shqetëson Gjermaninë (dhe jo vetëm) është prania e “aq shumë trupave në kufi” me Ukrainën.
Njoftimi i fillimit të tërheqjes së trupave ruse është “një shenjë e mirë” dhe se përpjekjet diplomatike “ende nuk kanë përfunduar”.
Ndërsa njohja nga Moska e dy republikave separatiste të Donbasit, do të ishte një “katastrofë politike” dhe një “shkelje e marrëveshjeve të Minskut”.
Po sipas liderit rus, “Rusia nuk dëshiron luftë dhe është e gatshme të vazhdojë rrugën e kalimit tranzit të gazit përmes Ukrainës pas vitit 2024 nëse ka një kërkesë për furnizime të tilla nga blerësit evropianë dhe do të jetë fitimprurëse për ne, por gjithnjë nëse funksionon sistemi ukrainas i transportit të gazit”.
Më pas, Putin vuri në dukje se autoritetet kompetente gjermane aktualisht po certifikojnë gazsjellësin “Nord Stream 2”, i cili ka qenë plotësisht funksional që nga dhjetori nga pikëpamja teknike.
Tubacioni do të sjellë gazin rus në Gjermani nëpërmjet Balltikut. Ajo që po ndodh në Donbas “është gjenocid”, shpjegoi Putin, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me kërkesën e Dumës (Parlamenti rus) për të njohur dy republikat separatiste ukrainase pro-ruse të Luhanskut dhe Donjeckut.
Rusia është e gatshme të “vazhdojë bisedimet” për çështjet e raketave dhe më shumë, por “çdo lidhje e fortë do të konsiderohet një kërcënim”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




