Gazeta “Si” – Gjatë vitit 2021, qytetarët shqiptarë investuan me 22 mln dollarë në titujt qeveritarë, duke u rritur me 30% nga viti 2020 kur kishin investuar 17 mln dollarë.

Në tituj ka pasur rënie të investimeve nga subjektet juridike, ku totali ka qenë rreth 4.7 milionë dollarë, afërisht 52% më pak se në vitin 2020.
58.13% e titujve në treg ishin ato me maturim afatshkurtër, bonot e thesarit dhe 41.87% instrumente afatgjatë (obligacione).
Pjesëmarrja në tregun sekondar të titujve të Qeverisë, për vitin 2021 dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë 98.21% të të gjitha transaksioneve në këtë treg.
Për vitin 2022, investimet nga individët në tituj qeveritarë do të hiqen plotësisht si një ndër objektivat kryesore të Bankës së Shqipërisë, për t’i kaluar vetëm bankave të nivelit të dytë.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




