Rusia po kthen disa trupa në bazat e tyre pas përfundimit të stërvitjeve ushtarake, tha të martën(15 shkurt) ministria e mbrojtjes.
Aksionet europiane dhe aksionet amerikane u rritën ndërsa çmimi i naftës ra pas lajmeve se njësitë nga rrethet ushtarake jugore dhe perëndimore të Rusisë po ktheheshin në bazë pas përfundimit të stërvitjeve.
“Repartet e rretheve ushtarake jugore dhe perëndimore, të cilat kanë përfunduar detyrat e tyre, tashmë kanë filluar ngarkimin dhe sot do të nisin lëvizjen në garnizonet e tyre ushtarake. Njësitë individuale do të marshojnë vetë si pjesë e kolonave ushtarake”, tha Igor Konashenkov, zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes.
“Një numër aktivitetesh stërvitore luftarake, duke përfshirë stërvitjet, janë kryer sipas planit. Me përfundimin e stërvitjeve luftarake, trupat, si gjithmonë, do të kryejnë marshime të kombinuara drejt pikave të tyre të vendosjes së përhershme”, theksoi ai.
Indeksi i aksioneve të Europës Stoxx 600 ra 1.1 për qind në fillimin e tregtimit, një ndryshim i mprehtë nga rënia e së hënës, e nxitur nga një paralajmërim i SHBA se një pushtim rus i Ukrainës mund të jetë i pashmangshëm. Kontratat e së ardhmes S&P 500 të SHBA u rritën 1.1 për qind.
Rubla e Rusisë fitoi gjithashtu duke u rritur së fundmi 1.5 për qind kundrejt dollarit amerikan, ndërsa monedha e Ukrainës, hryvnia, avancoi 1 për qind. Tregtimi të martën ishte në kontrast me një ditë më parë, kur tregjet kryesore të aksioneve u goditën nga shqetësimet se Rusia mund të pushtonte Ukrainën në ditët në vijim.
Të hënën, Sergei Shoigu, ministri rus i mbrojtjes, tha se disa stërvitje ushtarake kishin përfunduar dhe të tjera ishin duke përfunduar, ndërsa ministri i jashtëm Sergei Lavrov i tha Presidentit Vladimir Putin perspektivat e një rruge diplomatike përpara në krizë.
Rusia po kryen gjithashtu stërvitje të përbashkëta ushtarake në Bjellorusi që do të vazhdojnë deri më 20 shkurt.
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz do të shkojë në Moskë të martën për bisedime me Putinin, ndërsa përpjekjet diplomatike vazhdojnë për të shmangur konfliktin mbi Ukrainën.
Në javët e fundit Rusia vlerësohet të ketë mbajtur një forcë prej më shumë se 100.000 trupash pranë Ukrainës, ndërsa 30.000 të tjerë kanë marrë pjesë në stërvitje në Bjellorusinë fqinje.
Burimi: Financial Times/Përshtati Gazeta Si
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




