Gazeta Si –Disa nga forcat ruse të dislokuara prej javësh për stërvitje ushtarake pranë kufirit ukrainas, po kthehen në bazat e tyre.
Lajmi është raportuar nga Ministria e Mbrojtjes e Moskës, cituar nga agjencia e lajmeve “Tass”.
“Njësitë ushtarake jugore dhe perëndimore që kanë përfunduar detyrat e tyre, tashmë kanë filluar të ngarkojnë mjetet e transportit hekurudhor dhe rrugor dhe do të fillojnë të kthehen në kazermat e tyre sot”, ka njoftuar për agjencitë ruse të lajmeve, zëdhënësi i ministrisë, Igor Konashenkov.
Military equipment in Obtyabrskiy, Belgorod Oblast. pic.twitter.com/CZZcb2j5fP
— Michael Sheldon (@Michael1Sheldon) February 13, 2022
“Ndërsa masat e stërvitjes luftarake po i afrohen fundit, trupat, si gjithmonë, do të kryejnë marshime të kombinuara drejt bazave të tyre të përhershme”. Por stërvitjet në shkallë të gjerë në të gjithë vendin do të vazhdojnë, ka theksuar Interfax.
Ndërkohë, rrjeti televiziv CNN ka lokalizuar dhe vërtetuar videot e mediave sociale të lëvizjeve që tregojnë të kundërtën për një përparim drejt kufirit me Ukrainën, megjithëse ka shumë të tjera që nuk po vëzhgohen.






Disa nga videot vijnë nga burime zyrtare; shumica janë nga TikTok ose YouTube. Ato janë duke u analizuar nga vëzhguesit në internet dhe shpesh plotësojnë imazhet satelitore.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe besojnë se ka ende një shans për të arritur një marrëveshje me Rusinë dhe për të ulur tensionet për sa i përket situatës së Ukrainës.
Si pjesë e përpjekjeve diplomatike, këtë të martë, kancelari gjerman Olaf Scholz do të takohet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Looks like 1st Tank Army in Seretino, Belgorod Oblast. MSTA-S, Borisoglebsk-2, and more. pic.twitter.com/DERomxBpgk
— Michael Sheldon (@Michael1Sheldon) February 14, 2022
Ndërkohë që një ditë më parë, Scholz zhvilloi një takim me presidentin ukrainas Volodimir Zelenskij, të cilit i theksoi mbështetjen e Gjermanisë dhe aleatëve në rast të një pushtimi të mundshëm nga fqinji i tij lindor.
Prej javësh, forcat ruse ndodhen pranë kufirit me Ukrainën, nga nëndetëset tek anijet në Detin e Zi, raketat balistike me rreze të shkurtër veprimi, tanke e artilieri rreth skajeve verilindore të Ukrainës.
Rusia kishte pozicionuar rreth 130,000 trupa pranë kufirit të Ukrainës, duke përfshirë rreth 30,000 trupa që merrnin pjesë në stërvitjet ushtarake në Bjellorusi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




