Menaxhim

Fermerët e Devollit në protestën kundër rritjes së çmimit të naftës. Fikin automjetet

Fermerët e zonës së Devollit dhe kanë nisur protestën kundër rritjes së çmimit të naftës dhe plehrave kimike.

Në rrugën kryesore në hyrje të Bilishtit, ata kanë nxjerrë mjetet bujqësore të tyre.

Protesta është paralajmëruar të zgjasë deri në orën 11:00 dhe nuk deri tani nuk ka incidente apo tentativa.

Në shenjë simbolike ata kanë fikur mjetet dhe i kanë parkuar në anë të rrugë. Çmimi i naftës ditët e fundit në Korçë ka arritur në 198  lekë të reja, ndërkohë sipas fermerëve disa lloje të plehrave kimike, të cilat janë të domosdoshme për ta, që janë dyfishuar në çmim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë