Megalomania duhej kuptuar nga mënyra se si ai paraqitej në prezantim: as “princi simpatik”, por “princi i diamanteve”.
Shimon Hayut, 31-vjeçari izraelit, që njihet si “Mashtruesi i Tinder”, është bërë edhe titulli i një dokumentari të publikuar në Netflix më 2 shkurt.
Hayut ishte mbreti i mashtrimeve sentimentale. Ai u prezantua me vajza të reja të bukura të njohura në Tinder si Shimon Leviev, djali (joekzistent) i manjatit (ekzistues) të diamantit Lev Leviev. Ai i joshi duke i larë vajzat në luks: havjar, shëtitje me avion privat, darka tek hoteli “Katër stinët”.
Më pas ai mori hua shuma të mëdha parash prej tyre, duke sjellë histori të ndërlikuara të “persekutimit” nga kartelet e diamanteve të Afrikës së Jugut, të cilat ai i kishte fituar “nga ndershmëria”.
Me paratë që mori, ai krijoi më shumë takime përrallore për të krijuar viktima të reja.
Tre gratë që flasin për veten e tyre në “The Tinder Sëindler”, Cecilie Fjellhøy, Ayleen Koeleman dhe Pernilla Sjohol, tani janë takuar me njëra tjetrën duke u abonuar në faqen GoFundMe
Vajzat tentojnë të rikuperojnë rreth 730 mijë euro. Por nga përllogaritja e policisë që është marrë me këtë çështje – norvegjeze, britanike dhe greke – rezulton se ndër vite ai ka futur në xhep 8.5 milionë, nga dhjetëra vajza të joshur.
Ai i ka mohuar akuzat dhe është shprehur se nuk do të paguajë asgjë: në vitin 2019 ai u arrestua në Greqi (falë informacionit të një prej ‘të dashurave’ që i dha policisë detajet e një fluturimi me të cilin po udhëtonte) por më pas u ekstradua në Izrael. Ai kreu vetëm 5 nga 15 muajt për të cilët ishte dënuar për sjellje e mirë. Madje, ai mori pjesë edhe në xhirimet e dokumentarit: “Po të isha vërtet fajtor, a mendoni se do ta kisha marrë pjesë në dokumentar?”, ka shkruar në Instagram para se të mbyllte sërish profilin.
Dokumentari tregon modelet tipike të “mashtrimeve sentimentale”, një lloj mashtrimi shumë i zakonshëm në epokën e dashurisë online: emocione të forta, identitete të rreme dhe më pas kërkesa për para. Kur Cecilie Fjellhøy e kuptoi këtë – duke kërkuar kthimin e parave të saj, fillimisht u qetësua se do ti merrte, pastaj u kërcënua – ajo vendosi të kontaktojë me viktimat e tjera.
Ajo denoncoi Shimonin, i cili që atëherë është zhdukur (me paratë e saj). Kontaktoi një gazetë në vendin e saj, Norvegji, e cila fillon të gjurmojë vendndodhjen e Shimonit dhe të kontaktojë me viktima të tjera të tij.
Njëra prej tyre, Ayleen Koeleman, shikon artikullin në VG dhe thërret policinë: ajo di detajet e një fluturimi që e çon atë në Greqi. Pra arrestohet. Ai mbrohet: “Këto femra më kanë kërkuar për paratë e mia”.
Historia të kujton atë të trashëgimtares së rreme Anna “Delvey” Sorokin, e cila duke u shtirur se ishte shumë e pasur kishte arritur të merrte hua të paktën 200,000 dollarë nga elita e Nju Jorkut: një dokumentar që vjen në Netflix (Të bëhesh Anna) i kushtohet gjithashtu asaj, dhe së bashku ata duket se japin një mësim cinik: se mënyra më e shpejtë për të fituar para është të (bësh sikur) i ke ato tashmë.
Marrë nga “Corriere.it”/ Përshtati ne shqip Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



