Gjykata bie dakord me spitalin dhe jo me prindërit.
Në një debat ku nga njëra anë është një fëmijë dy vjeç me sëmundje zemre që duhet t’i nënshtrohet urgjentisht një operacioni.
Në anën tjetër, prindërit e fëmijës, një çift nga Modena “no vax” (kundër vaksinës antiCOVID), të cilët nuk firmosin pëlqimin për asnjë transfuzion gjaku, përveç nëse vjen nga donatorë të pa vaksinuar.
Dhe në mes, gjyqtari i Gjykatës së Modenës, duke shqyrtuar ankesën drejtuar nga poliklinika Sant’Orsola në Bolonja të Italisë, që po trajton fëmijën, për të marrë dritën jeshile. Në fund gjyqtari ra dakord me mjekët.
Ankesa
Gjykatësi i Modenës pranoi apelin e spitalit Sant’Orsola në Bolonja për rastin e fëmijës të sëmurë, familja e të cilit refuzoi transfuzionin e gjakut nga donatorët e vaksinuar kundër Covid-19, për një ndërhyrje që fëmija duhet t’i nënshtrohej.
Lajmi u konfirmua nga avokati Ugo Bertaglia, që përfaqësonte në gjyq prindërit e fëmijes.
Gjyqtari në thelb u shpreh se “ka garanci për sigurinë absolute në gjakun e ofruar nga spitali, pavarësisht nga origjina e tij, duke e bërë kështu të kapërcyeshme çdo kundërshtim nga prindërit”. Përfshirë këtu edhe çdo frikë.
Përshtati në shqip Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



