Alimehmeti: Shqipëria kaloi pikun e infektimeve nga Omicron, në fund të shkurtit në spitale më pak të shtruar
Vala e infektimeve nga varianti i ri Omicron në Shqipëri ka kaluar. Pas 10 ditësh, që nga 22 janari ku numri zyrtar i rasteve aktive ishte 24.436 raste, sot numërohen 13 mijë të infektuar. Doktor Ilir Alimehmeti thotë se në fund të muajit shkurt, kjo rënie do të pasqyrohet dhe në shtrimet spitalore duke lehtësuar pas shumë kohësh spitalet
13:39 - 07 Shkurt 2022
Foto ilustruese. Spitali infektiv në QSUT.
Shqipëria tashmë ka lënë pas pikun e valës së katërt të covid-19.