Sipas indeksit global të çmimeve të naftës, Shqipëria është midis 20 vendeve me çmimin më të lartë, duke lënë pas jo vetëm vendet e rajonit, por edhe shumë vende të zhvilluara.

Çmimi i naftës për Shqipërinë vlerësohet 1.73 dollarë amerikanë për litër ose 192 Lekë, më shumë se sa në Greqi, Spanjë e Luksemburg.
Ditët e fundit, shumë pika tregtimi të naftës në vend e kanë kaluar dhe këtë nivel duke arritur deri në 198 lekë për litër.
Sipas Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave rritja e menjëherëshme nuk është për t’u shqetësuar. Ajo do të ngadalësohet më vonë, me stabilizimin e inflacionet dhe kërkesë-ofertës në tregjet ndërkombëtare. Deklarata të njëjta që nga viti i shkuar, kur nisën luhatjet e para të çmimit të hidrokarbureve në Shqipëri dhe jo vetëm.
Sipas llogaritjeve të indeksit, çmimi mesatar i naftës nëpër botë llogaritet 1.14 dollarë amerikanë ose rreth 123 lekë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




