Gazeta Si – Aksionet e operatorëve të rrjeteve sociale Pinterest, Snap dhe Twitter ranë të gjitha pasi pronari i Meta e njohur më parë si Facebook, publikoi deklaratën e fitimeve të tremujorit të katërt e cila i uli aksionet me 22%.
Aksionet e Snap ranë më shumë se 18%, ndërsa ato të Pinterest me pothuajse 10% dhe Twitter me gati 8%.
Por ndikimi nuk ishte i kufizuar vetëm tek mediat sociale. Aksionet e Amazon, e cila ka një biznes reklamash në rritje, ranë më shumë se 3%.
Aksionet e Microsoft, që gjithashtu ka ekspozim ndaj reklamave, duke përfshirë edhe rrjetin social të biznesit LinkedIn, ranë me 1% më poshtë.
Fitimet dhe numri i përdoruesve të Facebook për tremujorin e katërt ranë poshtë pritshmërive.
CEO i Microsoft Satya Nadella foli për mundësinë e reklamave digjitale javën e kaluar, duke u thënë analistëve se të ardhurat nga reklamat në 12 muajt e fundit, duke përfshirë LinkedIn, tejkaluan 10 miliardë dollarë përpara kostos së blerjes së trafikut.
Burimi: CNBC/ Përshtati: Gazeta Si
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




