Shendet

Covid-19 nuk transmetohet nga qumështi i gjirit tek foshnjet

Një studim i ri duket se konfirmon studime më të vogla të mëparshme që treguan se nënat që ushqejnë fëmijët me gji nuk kanë gjasa të transmetojnë koronavirusin.

Midis marsit dhe shtatorit 2020, studiuesit morën mostra të shumta të qumështit të gjirit nga 110 gra me gjidhënie, duke përfshirë 65 me teste pozitive për COVID-19, 36 me simptoma që nuk ishin testuar dhe një grup kontrolli prej 9 grash me teste negative për COVID-19. Raporti është publikuar në revistën "Pediatric Research". 

"Pse qumështi i gjirit përmban ARN e koronavirusit, por jo virusin infektiv, kjo është e paqartë. Përveç faktit që dihet se qumështi i gjirit përmban faktorë mbrojtës kundër infeksionit, duke përfshirë antitrupat që pasqyrojnë ekspozimin e nënës ndaj viruseve dhe agjentëve të tjerë infektivë dhe ndaj vaksinave që ajo ka marrë”, tha udhëheqësi i studimit Paul Krogstad i Shkollës së Mjekësisë David Geffen në Universitetin e Californias.

Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) këshillojnë që para ushqyerjes me gji, gratë me Covid-19 duhet të lajnë duart ose të përdorin dezinfektues duarsh me të paktën 60% alkool. CDC gjithashtu rekomandon që ata të mbajnë një maskë kur i japin gji foshnjes.

Burimi:DailyMail/Përshtati:Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë