Shkencë

Një gjen që ndihmon nuhatjen nxit përhapjen e kancerit të gjirit

Shkencëtarët në Spitalin e Përgjithshëm të Massachusetts (MGH) kanë zbuluar se një gjen i receptorit të nuhatjes që promovon shqisën e nuhatjes mund të luajë gjithashtu një rol në përhapjen e metastazave të kancerit të gjirit në organe të tjera, si truri, kockat dhe mushkëritë. Ekipi gjithashtu arriti në përfundimin se frenimi i gjenit të quajtur “OR5B21” reduktoi ndjeshëm këto metastaza. Prandaj, mund të jetë një qëllim i rëndësishëm për terapitë e ardhshme.
Studimi është publikuar recistën “iScience” dhe tregon se roli i receptorëve të nuhatjes që rreshtojnë zgavrën e hundës nuk është vetëm të njohin erën dhe nuhatjen. Hulumtimi i ri, siç shpjegon autori Bakhos Tannous, zbulon se receptori i nuhatjes OR5B21 është një onkogjen dhe është i aftë të drejtojë progresionin metastatik.


Kanceri i gjirit është kamceri i dytë më metasazik dhe më i shpeshtë pas kancerit të mushkërive, me mbi dy milionë raste të reja çdo vit, duke qenë shkaku kryesor i vdekjeve te femrat. Simptoma më e zakonshme është prania e një ose më shumë nyjeve limfatike të dëmtuara. Megjithatë, vëmendje duhet t’i kushtohet manifestimeve të tjera, si ndryshimi i formës së thithkës, shkarkimi nga vetëm një thithkë, ndryshimet në formën dhe lëkurën e gjirit dhe zmadhimi i nyjeve limfatike në sqetulla.

Familja e gjeneve të receptorëve të nuhatjes dihet se është e mbishprehur në një sërë kanceresh (prostatë, melanoma, mushkëri, mëlçi) dhe roli i saj në kancerin e gjirit është nënvlerësuar në të kaluarën. Duke përdorur modele shtazore, studiuesit kuptuan se OR5B21 rrit ose nxit qelizat e kancerit të gjirit të metastazojnë përmes një rruge sinjalizuese që aktivizon një proces të njohur si tranzicioni epitelial në mesenkimal (EMT) . EMT shkakton ndryshime të shumta biokimike ose fenotipike në qelizat e nuhatjes, të cilat përfshijnë rritjen e kapacitetit të veprimtarisë në organet e largëta, veçanërisht në tru.
Shpresa e shkencëtarëve është që në të ardhmen përdorimi i OR5B21 si një objektiv për terapinë ndihmëse mund të parandalojë përhapjen e metastazave të kancerit të gjirit në tru dhe organe të tjera dhe për rrjedhojë, të zgjasë mbijetesën e pacientëve.

Burimi: Il Giornale/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë