Treg

Metoda e Eurostat, në dhjetor çmimet u rriten mesatarisht 3.8%

Gjatë dhjetorit të vitit të kaluar rritja mesatare e çmimeve ishte 3.8% sipas matjeve që u zhvilluan me metodologjinë e Eurostat ndërsa nga metodologjia kombëtare inflacioni i dhjetorit ishte 3.7%.

Të dhënat krahasuese me vendet e Bashkimit Europian tregojnë se, inflacioni i dhjetorit në Shqipëri ishte poshtë mesatares europiane prej 5.3%.

Në Shqipëri rritja më e madhe e çmimeve prej 6.8% vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “Transporti” me 4.9%, “Argëtim dhe kulturë” me 3.7%, “Komunikimi” me 3.1%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 2.7%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2.6%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1.4%, “Veshje dhe këpucë” dhe “Shëndeti” me 1.0% secili, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0.8% dhe “Shërbimi arsimor” me 0.1%.

 Nga ana tjetër çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” u ulën me 0.5%.

Në muajin Dhjetor 2021, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 0.8%. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2.0%, pasuar nga grupi “Pije alkoolike dhe duhan” me 0.6%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0.3%, “Veshje dhe këpucë”, “Transporti”, “Argëtim dhe kulturë” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0.2% secili, “Shëndeti” dhe “Hotele kafene dhe restorante” me 0.1% secili.

Rritja mesatare vjetore e Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit në vitin 2021 është 2.3 %.

Ndryshimet e kontributit nga një tregues në tjetrin lidhen me faktin se kompozimi i peshave të mallrave brenda grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” është i ndryshëm nga një tregues në tjetrin.

Kështu, brenda këtij grupi, nëngrupi “Fruta – Perime”, ka një peshë më të madhe te shporta e IHÇK-së (12.84% e shportës totale) sesa tek ajo e IÇK-së (8.44% e totalit).

Për shkak të këtij ndryshimi, kontributi i këtij grupi mallrash te totali është i barabartë me 2.5 pikë përqindje në rastin e treguesit IHÇK dhe me 1.2 pikë përqindje në rastin e IÇK-së.

Nëngrupi “Fruta-Perime”, ka krijuar 1.3 pikë përqindje ose më shumë se 80% të diferencës së inflacionit të matur sipas dy treguesve (3.84% kundrejt 2.38%).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë