Banka e Shqipërisë synon që për vitin 2022 të mbyllë aktivitetin e blerjes dhe administrimin e llogarive për titujt qeveritarë për klientët individë, për t’ia kaluar tërësisht bankave të nivelit të dytë.
Objektivi është pjesë e Strategjisë afatmesme 2022-2024 të BSH-së, por ndalimi i hapjes së llogarive të reja për individë kishte nisur që në mbyllje të vitit të shkuar. Deri më tani, individët, njësoj si bankat mund të blinin borxhin e qeverisë në formë obligacionesh apo bono thesari. Vendim i rikthyer para pak vitesh, për të stimuluar qarkullimin e parasë së mbajtur stok nga individët, duke i joshur ata me një kthim të lartë në kohën e emetimit.
Individët duhet të hapnin një llogari tek bankat e licencuara për titujt qeveritarë dhe të derdhnin aty paratë me të cilat do të blinin një nga titujt.
Banka momentalisht e përcakton këtë vetëm si një objektiv që duhet mbyllur gradualisht brenda këtij viti, por nuk ka asnjë vendim nga vetë BSH as nga Ministria e Financave që administron ankandet.
Një tjetër synim për t’u arritur në këtë dy vjeçar për BSH-në është hartimi i politikave në përputhje me Bashkimin Europian, ndër të cilat theksohet kryerja e një vlerësimi mbi rreziqet e ndryshimeve klimatike në veprimtaritë bankare e financiare, brenda vitit 2023. Vlerësim që më herët është bërë vetëm nga ndërkombëtarët për vendin tonë.
Ndër të tjera, Banka e Shqipërisë përcakton si një ndër synimet më kryesore nxitjen e zhvillimit të tregjeve të brendshme financiare dhe zgjerimin e produkteve financiare me marrëveshjet SWAP që është tregu “i ndërrimit” të kredive sipas kritereve, normës së interesit apo valutës. Si edhe tregu FORWARD, që ekzekutona ankandet e shitblerjes së valutës. Marrëveshja midis dy subjekteve për të blerë-shitur një vlerë të caktuar në valutë, sipas bursës së Forex.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje