Se ai ishte superheroi më i fuqishëm dhe më i dashur në botë, nuk vihej në dyshim.
Tani ai është sigurisht edhe “më i pasuri” që kur një faqe origjinale e një komikeje të vitit 1984 në serialin “Secret Wars” ku luan Spider-Man arriti një shifër rekord prej 3.36 milionë dollarë (2.9 milionë euro) gjatë një ankandi në Shtetet e Bashkuara.
Në këtë faqe me tri panele nga Mike Zeck nga numri 8 i “Secret Wars”, një seri e botuar nga Marvel Comics në 1984-‘85 superheroi vesh për herë të parë kostumin e zi.
“Kjo faqe ishte zbulimi i madh për të cilin aludohej kopertina! Këtu Peter Parker e mori vërtet kostumin e tij të ri, të zi, të hijshëm”, shpjegon shtëpia e ankandeve “Heritage Auctions” duke përshkruar faqen 25 të botimit.
Puna fillimisht u ofrua për 330,000 dollarë. Por ankandi mes koleksionistëve – dukshëm shumë të pasur – e ka rritur vlerën e tij dhjetëfish.
Rekordi i mëparshëm për një faqe origjinale të një komikeje amerikane daton në vitin 2014, kur ai që tregonte paraqitjen e parë të Wolverine për një numër të vitit 1974 të “The Incredible Hulk” u shit për 657,250 dollarë.
Gjatë ankandit katërditor në Dallas, Teksas, “Heritage Auctions” raporton se një kopje e numrit të parë të famshëm të vitit 1938 të Action Comics, me paraqitjen e parë të Superman, u shit për 3.18 milionë dollarë (2,77 milionë euro).
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




