Një mjeke kanadeze ka treguar për gëzimin e saj pas lindjes së një fëmije “Mrekulli” gjatë një fluturimi gjatë natës për në Ugandë. Doktoresha Aisha Khatib, pedagoge në Universitetin e Torontos, ishte rreth një orë në fluturimin e saj të Qatar Airways nga Doha në Entebbe kur u bë thirrja se dikush ishte sëmurë në avion. Një punëtore migrante nga Uganda që po udhëtonte për në shtëpi nga Arabia Saudite ishte gati të lindte fëmijën e saj të parë. Fëmija, në fillim të javës së 35-të, lindi i shëndetshëm dhe u quajt “Aishja Miracle”.
Khatib, e lodhur nga puna dhe nga Covid-19 që sapo e kishte kaluar, po shijonte një pushim të fituar mirë në por ajo nuk hezitoi kur një zë në telefon e pyeti nëse kishte një mjek në bord.
“Unë pashë një turmë njerëzish të mbledhur rreth pacientes”, tha Khatib për BBC. Në këtë pikë ajo supozoi se ishte një situatë kritike, si një atak në zemër. “Ndërsa u afrova, pashë një grua të shtrirë në ndenjëse me kokën nga korridori dhe këmbët drejt dritares. Dhe foshnja po dilte jashtë!”
Khatib u ndihmua nga dy pasagjerë të tjerë, një infermiere onkologe dhe një pediatër. Foshnja po qante fort, tha ajo. Pas një kontrolli të shpejtë, ajo e kaloi foshnjën te pediatri për një kontroll më të afërt. “Unë shikova fëmijën dhe nënën dhe të dyja ishin mirë.

“Urime është një vajzë”. Pastaj i gjithë avioni filloi të duartrokiste dhe të brohoriste dhe ishte si ‘Oh, në rregull, unë jam në një aeroplan dhe të gjithë po e shikojnë këtë'”, tregon mjekja.
“Pjesa më e mirë e historisë është se ajo vendosi t’i vinte fëmijës emrin tim”.
Si dhuratë adashes së saj, ajo i dha gjerdanin e artë që mbante me emrin Aishe të shkruar në arabisht. “Mendova t’ia jepja asaj dhe ajo do të ketë një shenjë të vogël të mjekes që i dha asaj jetë ndërsa fluturonte mbi Nil”.
Në fluturimin e saj për në shtëpi, pati një tjetër thirrje për një ekspert mjekësor në aeroplanin e saj. “Për fat kishte një mjek tjetër atje”, qesh Khatib.

“Gjithsesi unë thashë: Unë linda një fëmijë dy javë më parë. Nëse keni nevojë për mua, jam në sediljen 25A”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



