Vjen e marta dhe rikthehet Champions League. Kompeticioni më i madh për klube në Europë fillon raundin e dytë, duke filluar nga ora 18:55 e kësaj të marte. Përballjet janë të gjitha interesante për shkak të emrave që zbresin në fushë, por edhe për shkak të rezultateve që ato kanë marrë në raundin e parë.
Kampionët e Anglisë, Manchester City pas dështimit në ndeshjen e parë do të kërkojnë më çdo kush të rikthehen te tre pikët. Përballë në këtë raund të dytë, skuadra e Guardiolës do të ketë Hoffenheim. Gjermanët morën një barazim në përballjen e parë me Shaktar dhe do të kërkojnë të ndalojnë edhe Manchester City.

Interesante do të jetë edhe përballja në Torino. Juventus pret zviceranët e Young Boys për të marrë tre pikët e radhës. Pas fitores në ndeshjen e parë, në këtë sfidë të dytë, bardhezinjtë do të kërkojë të blindojnë vendin e parë, por këtë herë do duhet të bëjnë pa Cristiano Ronaldon. Portugezi është i pezulluar dhe do rikthehet në raundin e tretë në sfidën e “Old Traford” përballë ish-ekipit të tij, Manchester United.
“Djajtë e Kuq” nga ana tjetër pas atij triumfi të thellë 0-3 në ndeshjen e parë këtë herë kanë përpara një sfidë shumë delikate. Ekipi i Mourinho do të ndeshet me Valencia që edhe pse u mposht në shtëpi nga Juventus, tregoi një nivel të kënaqshëm.

Kampionët në fuqi të Real Madrid, do të udhëtojnë në këtë raund të dytë të Ligës së Kampionëve drejt Rusisë, për t’u ndeshur me CSKA Moscow. “Los Blancos” janë ndjeshëm të avantazhuar në këtë sfidë për të marrë tre pikët, për shkak edhe se i ftohti i acartë ende nuk ka mbërritur në Rusi.
Një sfidë shumë interesante paraqitet edhe ajo që do të luhet në “Allianz Arena”. Në fushë do të zbresin plot 9 tituj Champions League, pasi do të ndeshen me njëra tjetrën, Bayern Munich dhe Ajax. Të dyja ekipet vijnë në këtë përballje pas fitoreve në raundin e parë dhe në këtë sfidë do të ndeshen me njëra tjetrën për të ndarë se kush do të jetë liderja e grupit.
Këto janë të gjitha ndeshjet e kësaj të marte në Champions League:
Hoffenheim – Manchester City
Juventus – Young Boys
AEK Athens FC – Benfica
AS Roma – Plzen
Bayern Munich – Ajax
CSKA Moscow – Real Madrid
Lyon – Shakhtar Donets
Manchester United – Valencia
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




