Kompania hungareze e telekomunikacionit, 4iG ka kërkuar autorizimin e blerjes së paketës së aksioneve të Albtelecom, nga Autoriteti i Konkurrencës.
Në fund të muajit dhjetor u zyrtarizua shitja e 80.27% e aksioneve të Albtelecom, administruar më parë nga konsorciumi turk, CETEL, tek kompania hungareze.
Autoriteti i Konkurrencës ka konfirmuar se transaksioni i njoftuar është në përputhje me kërkesat e ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”, sipas të cilit duhet respektivisht të realizohet ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit si dhe të plotësohen kriteret e xhiros. Rrjedhimisht, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.
Në dokument thuhet se blerja e kompanisë nuk do të sjellë përqëndrim të tregut, por, po në muajin dhjetor 4iG njoftoi edhe arritjen e një marrëveshjeje për blerjen e operatorit tjetër të komunikimeve të lëvizshme, One Telecommunications. Marrëveshja do të ulë numrin e operatorëve në treg dhe si pasojë do të rrisë pozitën e një kompani të vetme, në rast se blerjet autorizohen nga AK-ja dhe më pas AKEP, që autorizon përdorimin e frekuencave në rrjet.
One dhe Vodafone deri në fund të vitit 2021, ishin dy operatorët kryesore në vend me një diferencë të vogël, ku Vodafone ishte dominuese. Albteelcom kishte klientët më të paktë në numër, por fokusi i kësaj kompani ishte orientuar më së shumti drejt telefonisë fikse.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




