Një 50-vjeçar ka vrarë me kallashnikov ish-bashkëjetuesen e tij 40-vjeçare në fshatin Nënshat të Vaut të Dejës. Policia njoftoi se Niko Hila, për shkaqe ende që nuk janë zbardhur, ka qëlluar Xhuliana Topallin, e më pas ka tentuar të vetëvritet. 50-vjeçari ka qëlluar veten me plumb në gojë dhe është dërguar fillimisht për mjekim në spitalin Rajonal në Shkodër. Më pas është nisur drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.
Në njoftimin paraprak të policisë thuhej se: “Më datë 09.01.2022, rreth orës 16:44, në fshatin Nenshat, Bashkia Vau i Dejës, në rrethana ende të paqarta shtetasi N. H., rreth 50 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri ish bashkëjetuesen e tij, shtetasen Gj. T., 40 vjeçe”. “Shtetasi N.H pas krimit dyshohet se ka tentuar të vrasë veten dhe për pasojë ka mbetur i plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Shkodër. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes”, njoftoi policia.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




