Yield-et e Bonove të Thesarit kanë qëndruar në nivele të ulëta edhe në ankandin e parë të vitit 2022.
Në ankandin e parë të bonove të thesarit për vitin 2022, kërkesa për to rezultoi e lartë, duke kaluar shumën e shpallur me 2.1 mld lekë.
Bonot 12-mujore që u nxorën në ankand, u blenë me të njëjtin yield mesatar si në ankandin paraardhës, 1.57%, me tendencë rënëse që nga mesi i vitit 2021.
Yield-i i ulët i titujve qeveritarë tregon stabilitet financiar dhe likuiditet në treg. Sipas shifrave të BSH-së, pas Eurobondit të muajit nëntor, likuiditeti vazhdoi të rritej.
Në muajin dhjetor, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë paralajmëroi edhe njëherë se viti 2022 me shumë të ngjarë do të sjellë një ndryshim në kahun e kursit të politikës monetare.
Në të njëjtën ditë u hap ankandi dhe për bonot 3 mujore, që po ashtu patën një yield të ulët, prej 0.96%. Shuma e shpallur për bonot 3 mujore ishte 10 mld lekë, por kërkesa arriti në 14 mld lekë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




