Njerez

Shqipëria dhe Turqia, vendet me popullsinë më të re në Europë

Shqipëria dhe Turqia janë vendet me popullsinë më të re në Europë. Në vendin tonë më shumë se 20% e popullsisë i përket grupmoshës 15-29 vjeç për vitin 2020, ndërsa në Turqi 20%.  

E njëjta përqindje në raport me popullsinë, është dhe në Guainna të Francës dhe Groningen të Holandës.

Më 1 janar 2020, në të gjithë BE-në, 1 në 6 persona ishte nga mosha 15 deri në 29 vjeç, duke përfaqësuar 73.6 milionë njerëz të popullsisë totale të BE-së (447.3 milionë).

Sipas Instat, në janar të vitit 2021, grupmosha 15-29 vjeç zinte pothuajse 23% të popullësisë totale në Shqipëri. Më vonë gjatë vitit, raporte të herëpashershme ndërkombëtare nxorrën shifra të larta të të rinjve shqiptare që kishin emigruar në vendet e Europës.

Zyrtarisht nuk ka shifra të largimit të tyre, pasi censusi që do të bëhej në nëntor të vitit 2021, u shty nga Instituti i Statistikave.

Me tej Qiproja, kryeqytetit të Danimarkës dhe rajoni autonom spanjoll Melilla kishin më shumë të rinj në raport me popullsinë totale (secili 21%).

Nga ana tjetër, përqindjet më të ulëta të të rinjve në BE u gjetën në Chemnitz dhe Brandenburg në Gjermani (të dyja 11%), Turingia, Mecklenburg-Pomerania Perëndimore, Saksonia (të gjitha në Gjermani) dhe Asturias në Spanjë (secila 12% ).

2022 është shpallur viti Europian i Rinisë, ku pritet të ndërmerren një sërë politikash dhe nismash për të rritur produktivitetin e të rinjve si baza e zhvillimit të qëndrueshëm në të ardhmen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë