Menaxhim

Shpërndarja e rrjetit 5G do të mbyllë përgjithmonë rrjetet 2G/3G

Plani i implementimit të teknologjisë 5G në Shqipëri sugjeron mbylljen e plotë të rrjeteve 2G dhe 3G.

Konsulentët  e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, vlerësojnë se këto dy rrjete cënojnë sigurinë kibernetike të përdoruesve dhe duhet të mbyllen deri në 12 muaj pas shtrirjes së rrjetit 5G në vend.

Rrjeti 5G pritet të nisë funksionimin në mesin e vitit 2023, ndonëse sipas statistikave, Shqipëria nuk mbulim të plotë me rrjetin 4G, vetëm 96%, ku problematike mbetet mbulimi i zonave rurale.

Frekuencat 4G, kanë hyrë në Shqipëri për herë të parë në vitin 2015, 5 vite pas frekuencës 3G e cila nuk zgjati shumë. Licenca e parë për të, u dha në vitin 2010 dhe Vodafone Albania pagoi për të 31.5 milionë euro, ndërsa licenca e dytë u mor në vijim nga AMC për 15.1 milionë euro. Operatori i tretë, Eagle Mobile, e mori licencën vetëm në fund të vitit 2012, ndërsa i katërt, Plus, vetëm në vitin 2014.

Lejen për frekuencat e valëve 5G qeveria shqiptare mundi t’ja shesë vetëm 2 operatorëve nga tre.  


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë